Antari i kryesisë dhe njëherit njëri ndër figurat më të rëndësishme të Aleancës Kosova e Re, z. Islam Pacolli, në një bisedë për “Presheva Jonë” është treguar i vendosur dhe e ka përsëritur vehten në lidhje me zgjidhjen të cilën ai e mendon, të qështjes së shqiptarëve të Luginës së Preshevës. Si njeri i biznesit dhe i ekonomisë, z. Pacolli për “Presheva Jonë” ka deklaruar se edhe në legjislaturën e ardhshme do të këmbëngulë në idenë ë tij që Republika e Kosovës bashkë me atë të Shqipërisë t’i destinojnë për Luginën nga 50 milion euro cdo vit, e kjo sipas tij do të ndikonte që ata qytetarë atje të jenë të fortë e të qëndrueshëm ekonomikisht, në mënyrë që të mos i lëshojnë trojet e tyre, e pastaj kur të vjen momenti i bashkimit, të kemi cka të bashkojmë, e jo t’i lëmë kështu para syve tanë ato vende të na zbrazen.
Prishtinë, 21 Janar

“Presheva Jonë”: z. Pacolli, jeni njëri ndër kandidatët më serioz në listër e AKR-së për zgjedhjet e ardhshme. Cka duhet të presin qytetarët nga AKR dhe njerëzit e sajë?
Islam Pacolli: FIllimisht i falemderoj qytetarët që në vazhdimsi po japin përkrahjen për AKR. Ne do të jemi në listë të LDK-së, ne si AKR me LDK-në kemi një afërsi të elektoratit tonë, kemi pra një brum të elektoratit, natyrisht AKR i ka qëndrimet e veta dhe programin të cilin po e harmonizon me LDK-në, e ku prioritet e ka zhvillimin ekonomik i cili është shumë i rëndësishim sepse rregullon mirëqenien e qytetrit, studentit, pacientit, policit si dhe të gjitha këtyre sektorëve. AKR e ka programin më të mirë të mundshëm në këtë drejtim, e ku LDK pajtohet plotësishtë, kjo pra edhe për shkak të asaj që thash më herët, pra se është programi që jep zgjidhjen më të mirë të zhvillimit të këtij vendi.
Unë kam qenë edhe në të kaluarën deputet, nuk jam unë i tillë që bie nën ndikimin e askujt, unë kam qëndrimet dhe vizionin tim, unë jam aty jo për përfitime personale por direkt për interesin e zhvillimit të vendit tim, për mbrojtjen e të drejtave të qytetarëve tanë si dhe mirëqenien e tyre. Jam kategorik kundër cdo njeriu që dëshiron ta keqpërdor taksën e qytetarit, jam tejet rigoroz për ta ndëshkuar keqpërdoruesin, të korruptuarit dhe të gjithë ata që e keqpërdorin buxhetin dhe taksat e qytetarëve.

“Presheva Jonë”: z. Pacolli, si e shihin gjendjen e shqiptarëve të Luginës së Preshevës sot, njëzet vite pas luftës, si në aspektin kombtarë ashtu edhe ekonomik e social, si e mendoni zgjidhjen për të shkuar ndihma deri tek ata?
Islam Pacolli: Kjo është një brengë jashtëzakonisht e madhe sidomos për mua, Lugina janë troje të cilat janë të shqiptarëve e gjithmonë aty ka qenë e jona. Mospërkrahja institucionale e ekonomike nga shteti jugoslla e serb, e kanë zbehë mirëqenien dhe zhvillimin ekonomik atje. Siq e dini, unë në parlamentin e Kosovës për fillim kam propozuar që Republika e Kosovës të ndajë rrethë 50 milion euro në vit për qytetarët tanë atje, për ngritjen dhe zhvillimin ekonomik dhe të njejtën kam kërku që ta bëjë edhe shteti shqiptarë. Nëse në këtë zonë, Presheve, Medvegjë e Bujanoc do të hynin 100 milion euro në vit, do të shihnim se është një mundësi reale që jeta atje të zhvillohej normalisht dhe ata nuk do ta lënin vendin e tyre. Këtë gjë unë nuk e kam kërkuar për popullilizëm, e kam kërkuar që ta hedhim në votim, fatkeqësisht nuk kam gjetur përkrahje atëherë kur e kam kërkuar, por nëse është e thënë që prap do të ulem në ulësen e deputetit, kjo do të jetë prioriteti im kryesorë, ku edhe kam besim se do ta avancoj. 50 milion nuk janë mjaftueshëm nga ana e republikës tonë, por, për fillim kjo do të ishte mjaftueshem, në mënyrë që pastaj gradualisht cdo vitë kjo të rritej ende.

“Presheva Jonë”: z. Pacolli ,kohëve të fundit një temë që i ka tunduar mjaftë qytetarët e Luginës së Preshevës ka qenë korrigjimi i kufirit, cka do të rezultonte me bashkimin e Preshevës me Republikën e Kosovës. Si e keni parë ju këtë situatë dhe njëherit si e mendoni zgjidhjen e kësaj qështje, a do ta votonit ju një marrëveshje nëse do të vinte në parlament që për qëllim do të kishte bashkimin e Preshevës me R. Kosovës?
Islam Pacolli: Unë do të dëshiroja që para së gjithash të fillojmë menjëherë të veprojmë me qytetarët tanë atje në forma ekonomike, mos tju themi atyre nëse bëhet kjo nëse bëhet ajo, fjalët duhet t’i përkasin të kaluarës. Le të ndajmë buxhet për ata qytetarë, pastaj ne e dijmë, ajo pjesë atje ka qenë e Kosovës, duhet të trajtohet por jo e cunguar, unë pajtohem me tërësinë, të plotë të cilën e ka pasur gjithmonë Kosova, prandaj unë jam për dicka të plotë, e jo për disa fshatra të cilat kanë qenë në plan në të kaluarën. Ka kaluar koha e fjalëve, le ti forcojmë ata qytetarë atje, kur të vjen momenti për bashkim të plotë le të ndodhë, por ata qytetarë nuk duhet ta presin këtë ditë duke u shpërngulur, e kur të vije momenti i bashkimit, të mos kemi kë me e bashkua.

SHPËRNDAJE