(AIK-Presheva Jone)

 

 

Ura më e gjatë në botë u përfundua ditën e sotme pas katër vitesh punë, raportuan gjatë pasdites mediat ndërkombëtare.

Struktura që do të lidhë qytetin e Qingdao-s në kinën lindore me provincën e Hungdao-s ka një gjatësi prej 42,5 kilometrash dhe kushtoi 5,5 miliard stërlina.

Kryeinxhinjeri që mbikqyri punimet deklaroi: “Modelet kompiuterike ishin shumë të detajuara dhe llogartjet të bëra disa herë, por nuk mund të ishim të qetë deri në përfundimin e plotë, pasi pak centimetra të gabuar dhe e gjithë struktura mund të shëmbej”.

SHPËRNDAJE