(AIK-Presheva Jone)

 

Dje përfunduan me ceremoni Lojërat Dimërore Ndëruniversitare Botërore të 25-ta, të organizuara në Erzurum të Turqisë.

Lojërat, ku konkurruan 58 vende në 11 degë, u bënë skenë e një finaleje madhështore.

Në ceremoninë e mbylljes, ku morën pjesë me mijëra njerëz në Stadiumin Xhemal Gyrsel, ndër të tjerët morën pjesë edhe Kryetari i Komitetit Organizativ dhe Ministri i Shtetit përgjegjës për sportin Faruk Nafiz Ëzak, Ministri i Shëndetësisë Rexhep Akda, Ministri i Kulturës dhe Turizmit Erturull Gynaj, Drejtori i Përgjithshëm i Rinisë dhe Sporteve Junus Akgyl, deputetë, përfaqësues të institucioneve shtetërore, delegacioni FISU, sportistë dhe qytetarë të ndryshëm.

Në ceremoni Ëzak, tha se sportet dimërore janë përjetuar gjatë 10 ditëve në majën e Anadollit. Ëzak u shpreh se Universiada ka qenë një pikëkthese për Erzurumin dhe nënvizoi se Erzurumi është kthyer në një nga qendrat e pakta të botës për turizmin dimëror.

Kurse Kryetari i FISU-së Xhorxh Killian pasi cilësoi se organizimi i Lojërave Dimërore ishte një sukses i madh, preku interesin dhe mikpritjen e përjetuar gjatë veprimtarisë.

Më pas flamuri i FISU-së, ju dorëzua Sllovenisë për të mikpritur Lojërat Dimërore Ndëruniversitare Botërore për 2013-tën.

Pas kësaj Zjarri i Anadollit, me shfaqen e tij madhështore bëri të përjetohen momente të paharrueshme. Zjarri i Anadollit, me koreografi të Nuh Tufanit, u duartrokit në këmbë.

Nata u mbyll me fishekzjarre. Ceremonia e transmetuar direkt nga TRT, Radio Televizioni Turk, u ndoq nga 80 vende të botës.

SHPËRNDAJE