Dennis McGrory, aktualisht 75 vjeç, i ishte shmangur drejtësisë për 47 vite, pasi kishte përdhunuar dhe më pas vrarë një 15-vjeçare në 1975-n, sipas Daily Mail.

McGrory ishte vetëm 28 vjeç kur përdhunoi dhe më pas vrau brutalisht Jacqui Montgomery në shtëpinë e saj në veri të Londrës. Policia e mori atë në pyetje një ditë pas ngjarjes së rëndë, por ai mohoi gjithçka.

Tashmë, 47 vite pas ngjarjes makabër, policia arriti të arrestonte Dennis McGrory falë provave të reja të ADN-së. Më në fund, i moshuari nga Skocia u dënua për akuzat e përdhunimit dhe të vrasjes nga gjykata e Huntingdon-it.

SHPËRNDAJE