Një grup kriminal që merrej me trafikim të lëndëve narkotike është shkatërruar në kuadër të një operacioni anti-drogë në Itali.

14 persona përfunduan në pranga, 5 prej të ciëve janë shqiptarë.

Hetimet, të cilat filluan në maj 2016, çuan në sekuestrimin e mbi 2300 kilogramëve drogë, përfshirë marihuanë, kokainë dhe heroinë. 

Kjo sasi kap vlerën e mbi 15 milionë eurove.

Shkatërrimi i grupit kriminal u bë i mundur falë bashkëpunimit të Sic (Ekipi i Përbashkët Hetimor), një organ bashkëpunimi gjyqësor dhe policor i krijuar në vitin 2017 në Tiranë.

Në fakt, hetuesit e DIA-s monitoronin furnizimin me drogë në Shqipëri. Transporti bëhej gjithmonë nëpërmjet detit duke përdorur varka të pajisura posaçërisht në “Shqipëri-Puglia” dhe më pas dërgoheshin në depot e vendosura në Bari dhe provincat e tij për t’u shpërndarë në rrugë tokësore.

SHPËRNDAJE