Bartësi i listës së PDSH-së , Ragmi Mustafa ka realizuar takim të përbashkët me banorët e Shoshajës së epërme dhe të fshatit Bukoc.

Kryetari nëndegës së Shoshajës së epërme Rexhep Mehmeti,në fjalimin përshëndetës tha se lideri i PDSH-së ate që e premton edhe e realizon. Për herë të parë banorët e kësaj pjese përjetojnë rrugën e asfaltuar që është bërë nga qeverisja Mustafa. Ai ftoi bashkëvendësit e tijë që të dalin të votojnë, të rrethojnë numrin dy PDSH-në. Tubimin e ka përshëndetur edhe kryetari i nëndegës Bukoc i cili ka folur për prioritetet që duhet të realizohen në mandatin katër vjeçarë.

Ndërsa kryetari Ragmi Mustafa ka folur për investimet që janë bërë në këto pjesë të Malësisë duke përmendur asfaltimin e rrugës, vendosjen e trafove të reja për energji elektrike, elektrifikimin e rrugëve dhe të tjera. Për mandatin e ri qeverisës ai premton regullimin e rrugës Bukoc- Rahovicë që do të jetë jetike për banorët vendës. Kryetari Mustafa ka premtuar edhe dhënien e subvencioneve ndihmesë ekonomive familjar e me theks të veçantë në sferën e bujqësisë. Bartësi i listës së PDSH-së, Ragmi Mustafa ka falenderuar banorët e malësisë për rolin që kishin pasur në kohën e luftës së UÇPMB-së. Duke ftuar elektorin që më datë 24 dhjetor të votojnë PDSH, për Preshevën shqiptare u bë përmbyllja e tubimit në Shoshajë të epërme.

 

SHPËRNDAJE