Kushtrim Maliqi
 18 qershor, AIK Presheva Jonë


Bujanoc, 18 qershor – Sot gjatë një ceremonie në Bujanoc është themeluar edhe subjekt i ri politik në Luginën e Preshevës me emrin Partia Demokratike. Kjo parti e teta me rradhë në Luginën e Preshevës drejtohet nga Nagip Arifi,  përfaqësues ideritanishëm  i Partisë për Veprim Demokratik të Riza Halimit.

Nagip Arifi, i cili dikur ishte  edhe perfekt i komunës së Bujanocit,subjektin e ri e ka themeluar me moton “Ne e mbajmë fjalën“. z.Arifi  me vete ka marrë edhe një grup të këshilltarëve komunalë dhe ish-funksionarë institucionalë të që ka pasur gjatë mandatit të tij si prefekt komune.
Në themelimin e këtij subjekti të ri politikë,pjesëmarrës ishin një numër i madhë i qytetarëve,të cilët kanë dëgjuar premtimet e prijësve te partise se posathemeluar PD-së të cilët i kanë siguruar ata se,primare nuk do të jenë vetëm zgjidhja e problemeve të Bujanocit por të tërë Luginës së Preshevës.
Në fund z.Arifi ka shtuar se,me themelimin e subjektit të ri,nuk pretendojmë që ta rrëzojmë pushtetin aktual por se do të angazhohen në atë drejtim që ata të cilët aktualishtë qeverisin me komunën e Bujanocit,të jenë sa më efikas në kryerjen e punës së tyre.

SHPËRNDAJE