brusorraassSe po pergatiti terreni u themelimit dhe funksionimit te Asociacint te Komunave Serbe (AKS) deshmojne edhe disa marrëveshjes te fundit es Prishtines dhe Beogradit. Pas pranimite telekomit serb ne Kosovë, Prishtina tash ka pranuar te kthej gjyqtaret serbë te cilet deri dje (ne kohen e Miloshevicit) kishin akuzuar e denuar shqiptaret per “terrorizem”, “separtizem” apo “irredentizëm” shkruan agjencia e lajmeve “Presheva jonë” nga Brukseli.

Mesohet se të dyja palët, ajo kosvare eprire nga   Edita Tahiri dhe kolegu i saj serb Marko Djuric, janë pajtuar sot ne Bruksel për hapat e fundit për zbatimin e Marrëveshjes së Drejtësisë, e arritur në dialog më 9 shkurt 2015

Nga Brkslei mersohet se  më 9 dhjetor 2016 se pala serbe dhe kosovare kanë përmbushur detyrimet e zbatimit lidhur me gjyqtarët, prokurorët dhe stafin gjyqësor që do të integrohen në gjyqësorin e Kosovës. Integrimi i tyre do të bëhet plotësisht efektive, më 10 janar 2017.

Bashkimi Europian përgëzon palët për këtë arritje dhe u bën thirrje atyre për të përshpejtuar progresin në punën e mbetur në zbatimin e implementimit të marrëveshjeve, në veçanti Asociacioni/Bashkësia e komunave me shumicë serbe dhe për Energjinë, përfundon njoftimi i EEAS.

SHPËRNDAJE