Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi u pa i tensionuar sot, pas takimit që pati dje me emisarin e BE-së, Miroslav Lajçak.

Derisa iu tregoi gazetarëve se nuk ka marrëveshje për targat në Bruksel, ai i dha përgjigjet duke u konfrontuar me fjalë ngapak me ta, madje edhe duke kërkuar që të jenë seriozë.

“Nuk ka asnjë marrëveshje. Nuk ka propozim të BE-së”, tha ai, duke shtuar se kanë diskutuar mbi elemente për dalje nga kriza, por se nuk ka dakordim.

Ai u pyet nga gazetarët edhe për atë se çka do të ndodhë më tej më këtë situatë, por Bislimi tha se nuk mund ta dijë meqë nuk është parashikues.

“Çka do të ndodhë nga e hëna, zotëri Bislimi”, ishte pyetja që iu drejtua nga gazetarët.

“Vjen e marta pastaj. A e di ti çka ka me ndodhur. Nuk jam Nostradamus, jam zëvendëskryeministër. Nuk e di çka do të ndodhë të hënën se ne jemi në bisedime”, tha Bislimi duke gjestikuluar derisa fliste me mediat.

Ai dje ka qëndruar në Bruksel në një takim me Lajçakun, i cili ka pasë në plan të takojë edhe kryenegociatorin serb, Petar Petkoviq.

SHPËRNDAJE