Preshevë, 18 janar -Kryetari i Këshillit Nacional për Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, Jonuz Musliu, në një intervistë për InfoBox të RTV Dukagjinit dhe per agjencine e lajmeve “Presheva Jonë” ka folu për provokimet që po i bën shteti serb në Luginë të Preshevës.
Ne fakt para, dy-tri dite, pas dështimit te treni provkues-laraman të Beogradit “Made in Rashka” gte hynte ne Kosovë m,e parullat “Kosova eshet Serbi”, agjencia e lajmeve “Presheva jonë” duke ju referuart ekipeve te saj ne terren dhe vzhguesve dnerkombëtar ishte e para e cila raprtoi, duke alarmuar opinonin per rreziqet qe po i kanoset Lugines se Preshevës, pas zbarkimin te forcave te mëdha serbe ne vendabimet shqiptare, duke blinduar kufirin prej 117 km me Republiken e Kosovës. Kurse mediat serbe kete gje per aresera te njohura , heshtnin levizjet e forcave serbe nga Beogradi, Nishi, Vranja drjetim te”brezit kufitar, qe duket kjo heshtje lenë të kuptonte qe t’mos e paraqesin Serbine agresore apo shtet kërcnues.
I pari nga lideret e Lugines së Presheves për perforcime të mëdha te forcave serbe në Luginen e Presheves ka folur sot edhe kreu i KKSH-së Jonuz Musliu, kryetar i kuvendit të Bujanocit dhe ish-drejtor i SHP te UCPMB-së
Ai mendon se të gjitha këto provokime janë të planifikuara dhe të nxitura nga zgjedhjet presidenciale që mbahen këtë vit në Serbi.
Musliu fajëson edhe Rusinë që po tenton që të faktorizohet në Ballkan, përmes shteteve si Mali i Zi, Greqia, Maqedonia, e sidomos Serbia.
Madje, sipas tij, pas zhvillimeve provokuese që shteti ynë fqinj i bëri së fundmi, këta të fundit e kanë shtuar armatimin e rëndë në bazën, që gjendet jo më larg se 15 km larg kufirit me Kosovë.
“Ditëve të fundit ka pas disa maune të cilat që kanë qenë me topa dhe që kanë qenë kanë ardhur nga Leskovci në drejtim të Bujanocit”, tha ai.
Musliu u ankua në dy qeveritë, atë të Kosovës dhe Shqipërisë, për mos angazhim të duhur karshi shqiptarëve të Luginës.