lppp111Berne, 10 qershor -“Një funksionare e lartë shqiptare, person non grata në Zvicër. Gjeneva e akuzon dhe e dënon për vjedhje” ishte titlli qe shkroi dje agjencia e lajmeve Presheva jone nga Zvicra rreth nje hajnie te nje funksionere te arte shqiptare duke ju referuar burimeve ne ministrisë publike zvicerane. Per kete rast sot kane shkruar edhe gazetat zvicerane (“Une haut fonctionnaire albanaise indésirable“)

Një gjykatë e Zvicrës ka dëbuar nga ky vend, por edhe nga të gjitha shtetet e zonës Shengen, një zyrtare shqiptare të Ministrisë së Mjedisit, e cila është kapur duke vjedhur në supermarket.

Lajmin e ka bërë të ditur gazetat zvicerane, e cila për arsye etike nuk përmend emrin e saj, por vetëm thekson se ka qenë një konsulente e Ministrisë së Mjedisit.

Zyrtarja, një vajzë e re, ndodhej në Gjenevë për një konferencë ndërkombëtare në maj të vitit 2015. Ajo është diplomuar për inxhinieri.

Gazeta shkruan se “ajo kishte vënë disa artikuj në çantë, po pastaj me idenë se siguria nuk e kishte vënë re, ka menduar se është e lehtë për t’ia mbathur. Malli që ajo kishte futur në çantë, arrinte në një shumë prej 1667 frangash.”

SHPËRNDAJE