deppii11Presheve, 24 qershor -Siq kemi njoftuar dje, sot ne Presheve me fillimin e sezonit turistik ka qendruar nje grup i deputeteve të Thacit dhe Mustafes.  Vizita e deputeteve pas atyre te VV, para tri dite u takuan e biseduan me perfaqesues te pushtetit loka, njofton agjencia e lajmeve “Presheva Jone”

 

Vizitat e njepasnjeshme te deputeteve kosovare te ndara pike e pese nuk jane pelqyer nga qytetaret e Lugines, vizita keto te cilat nuk i shpetuan kritkeve te mediave shqipare te cilesuara here si ekskursione e here kanaxheqe.

Gjatë kësaj vizite pati takime jo vetem me pushtetar lokal, por edhe ish pushtetar ne  Bujanoc e Preshevë dhe ne KKSH etj

Dallimi mes vizitave te deputeteteve kosovare dhe atyre serbe, qendron aty se keta te fundit sa here vizitojne Presheven, apo veriun e Kosoves,  shkojne me projekte apo bejne promovinen e ndonje objekti shkollor apo kulturor. Kurse, keta tane shkojne e vijne si karapidake me duar n’xhepa?! te cilet dikur nuk vinin ne Lugine me aresyetime se “jemi te rrezikuar dhe se po hyme ne Serbi na arreston policia serbe..”

 

 

 

 

 

SHPËRNDAJE