beiiMarrëdhënia e veçantë mes Londrës dhe shteteve të tjera tani do të kthehet në kufijtë e mbijetesës. Kjo ka qenë kryefjala e fjalimeve të krerëve ndërkombëtarë pas rezultatit të refendumit, por sigurisht ndër të parët që respektoi vendimin e popullit britanik ishte Presidenti Barack Obama.

“Marrëdhënia veçantë mes Shteteve të Bashkuara dhe Mbretërisë së Bashkuar do te mbijetoje , dhe anëtarësimi i Mbretërisë së Bashkuar në NATO mbetet një gur themeli vital ne sigurine dhe politikat ekonomike”, tha Sinkron barack obama.

Ndërsa kandidatja për presidente Hillary Clinton dha mesazhin e saj, të cilin e lidhi me zgjedhjet në SHBA, ku tha se tani Shteteve të Bashkuara u duhet një udhëheqës i vërtetë për të ruajtur marrëdhëniet me Londrën, pasi sipas saj kjo kohë e pasigurisë nënvizon nevojën për të qenë të qetë, për të pasur udhëheqje të qëndrueshme dhe me përvojë në Shtëpinë e Bardhë.

Nga ana tjetër, Vladimir Putin mohoi ndikimin e Rusisë ndaj britanikëve për të dalë nga BE.

“Kjo është një zgjedhje e popullit të Britanisë së Madhe. Ne, në asnjë mënyrë nuk kemi ndërhyrë në këtë çështje, e po ashtu nuk kemi asnjë plan për të ndërhyrë”, tha Putin.

Papa Françesku tha se tashmë, pjesa tjetër e kontinentit duhet të punojë për të jetuar së bashku. “Është përgjegjësia më e madhe e të gjithëve ne – tha Ati i Shenjtë, – për të garantuar mirëqenien e popullit të Mbretërisë së Bashkuar”.

Ndërsa për Presidentin e Këshillit Europian, Donald Tusk, ky është një “moment politik shumë serioz, madje dramatik”.

“Nuk ka pse e fshehim faktin që dëshironim një tjetër rezultat të këtij referendumi. Jam plotësisht i ndërgjegjshëm se çfarë pasojash dramatike do të ketë ky zhvillim politikisht, por dua t’i siguroj të gjithë se jemi të përgatitur edhe për këtë skenar negativ. I kam kaluar dy ditët e fundit duke diskutuar me udhëheqës të BE-së mbi mundësinë e një ‘Brexit’-i”, tha Donald Tusk.

Ankthi pas Brexit, reagimet pas referendumit në Britani

Presidenti i Këshillit Europian, Donald Tusk qe nga të parët që komentoi Brexit-in duke thënë se përbën një “moment politik shumë serioz, madje dramatik” dhe këmbënguli se është i përkushtuar të ruajë unitetin e 27 vendeve të BE-së.

Bashkimi, ishte komenti i tij, është korniza e ardhmërisë tonë të përbashkët

“Nuk ka pse e fshehim faktin që dëshironim një tjetër rezultat të këtij referendumi. Jam plotësisht i ndërgjegjshëm se çfarë pasojash dramatike do të ketë ky zhvillim politikisht, por dua t’i siguroj të gjithë se jemi të përgatitur edhe për këtë skenar negativ. I kam kaluar dy ditët e fundit duke diskutuar me liderë të BE-së mbi mundësinë e një Brexit-i”, tha Tusk.

Qëndrimin e tij kryetari i Komisionit Europian Jean-Claude Juncker e pati paralajmëruar që përpara votimit.

“Politikëbërësit britanikë dhe votuesit britanikë duhet ta dijnë se nuk do të ketë asnjë lloj rinegociimi. Jashtë është jashtë!”, deklaroi Juncker.

Në Parlamentin Europian lajmi i fitores së kampit në favor të largimit, ka sjellë trishtim.

“Ky është një moment i vështirë për të dyja palët, si për BE-në, ashtu dhe për Mbretërinë e Bashkuar. Tani do të fokusohemi tek aspekti ligjor e ai procedurial për të parë hapat që do të hidhen në vazhdimësi. Po hyjmë në kohë të trazuara, e na lipset stabilitet”, deklaroi Presidenti i PE-së, Martin Schulz.

Kancelarja Angela Merkel shprehu keqardhje të thellë pas lëvizjes britanike për largim.

“Po jetojmë në një botë të trazuar, por Europa duhet të qëndrojë e qetë dhe e bashkuar, e si një e tërë duhet t’i bëjë dhe analizat e marrjen e vendimeve”, u shpreh Kancelarja.

Shefja e ekzekutivit gjerman do të mbajë të hënën në Berlin një samit post Brexit-it me kryeministrin italian Matteo Renzi, me kreun e KE-seë,Tusk dhe presidentin francez Francois Hollande. Lëvizja nxjerr në pah vendosmërinë e kancelares për ta mbajtur bllokun të bashkuar, pavarësisht presioneve politike apo atyre populiste në mbarë kontinentin. Të katërt ata do të përgatiten me pas për takimin e Këshillit Europian që Tusk do të drejtojë ditën e mërkurë.

Kryeministri britanik David Cameron e ka takuar mbretëreshën Elizabeth ll. Ky takim vjen pas dorëheqjes së tij dhe votimit kundër qëndrimit në BE të popullit britanik.

Zëdhënësi i Mbretëreshës e ka konfirmuar takimin e Cameron me Mbretëreshën për Reuters.

Britania largohet nga BE – Cameron jep dorëheqje, Johnson përgatitet për kryeministër: Jo izolimit, jemi pjesë e Evropës

Boris Johnson nuk humbet kohë. Pak pasi David Cameron deklaroi dorëheqjen pas rezultatit të referendumit popullor që vendosi daljen e Britanisë nga Bashkimi Europian, ish-kryebashkiaku i Londrës shpalosi ambicien për t’u bërë kryeministër i vendit.

Fjala e Johnson nisi me falënderimin e bërë për rivalin e tij të hershëm brenda konservatorëve që e pati përballë edhe në referendum.

“Dua ta nis duke falënderuar David Cameron. Më vjen keq që vendosi të dorëhiqej, por e respektoj vendimin e tij. David Cameron që kam njohur unë është një njeri i aftë, parimor dhe politikani më i jashtëzakonshëm i brezit tonë”, tha Johnson.

Menjëherë pas kësaj, kandidati më potencial si kryeministër i Britanisë jashtë BE-së pas 7 dekadash në Union, u përqendrua tek programi.

“Së pari duhet të largojmë dhe të zgjedhim njerëzit e duhur që marrin vendime dhe mendoj se elektorati e bëri zgjedhjen e vet dhe u përgjigj me ndershmëri. Ata vendosën për të rimarrë kontrollin e vendit tonë”, u shpreh ai.

Rinia, që votoi përgjithësisht kundër daljes, pati vëmendjen e saj në fjalën e ish-kryebashkiakut të Londrës, përcjell TCH.

“U drejtohem miliona votuesve që votuan kundër daljes, veçanërisht të rinjve, që mendojnë se ky vendim mund t’i izolojë. E kundërta është e vërtetë. Nuk do t’i kthejmë shpinën Europës, jemi pjesë e Europës dhe fëmijët, mbesat dhe nipërit tanë i pret një e ardhme e ndritur si europianë”, shtoi Johnson.

Me votën anti-BE në Britani janë shtuar zërat e përçarjes, që më të fortë dëgjohen nga Skocia dhe Irlanda e Veriut. Kjo nuk e trembe Johnson.

“Kjo nuk do të thotë që Britania e Madhe do të jetë më pak e bashkuar apo më pak europiane”, deklaroi ai.

Britania voton për largimin nga BE – Cameron jep dorëheqje

Britania votoi në favor të largimit nga Bashkimi Evropian, ndërsa kryeministri britanik Davod Cameron tha se do të largohet nga posti, meqë vendit i duhet një udhëheqje e re përballë situatës së krijuar.

SHPËRNDAJE