Një delegacion pesë anëtarësh nga Këshilli Kombëtar Shqiptar (KKSH) i kryesuar nga Presidenti i saj, Shukri Ymeri, bëri një vizitë dy-ditore në Subotica, njofton agjencia e lajmeve “Presheva Jonë” duke ju referuar burimeve te OSBE-së ne Beograd  (A five-member delegation from the #Albanian National Minority Council (KKSH) headed by its President, Shukri Ymeri, paid a two-day visit to #Subotica.)

Kjo vizite  ekreut te KKSH-së u be për të dëgjuar për praktikat më të mira dhe nisma të suksesshme të KKH (hungarez) në fushën e arsimit, kulturës, informacionit dhe përdorimit të gjuhës dhe shkrimit. Presidenti i Këshillit Kombëtar të Hungarisë, Jene Hajnal dhe Kryetari i Asamblesë së Provincës Autonome të Vojvodinës, Istvan Pasztor, i përshëndetën mysafirët nga Bujanoca. Delegacioni u takua edhe me NMC të Kroacisë dhe me Zëvendës Dekanin e Fakultetit të Ekonomisë në Subotica, Aleksandar Cuckovic.

SHPËRNDAJE