Siç, bënë të ditur, sot në një deklaratë dhënë për AIK “Presheva Jone, lideri i Lëvizjes Kombëtare Shqiptare, Orhan Rexhepi, në Gjykatën e Qarkut në Beograd, nën ingerencën e Prokurorisë për Krime Lufte, pas dy ditësh zvarritjeje, sot më 05. 9. 2012 u tha fjala përmbyllëse e zëvendës-Prokurorit për Krime Lufte të Republikës së Serbisë MIOLJUB VITOROVIQ.
Preshvë, 5 shtator
Është ky përfundimi i Rigjykimit kundër djemve Shqiptarë nga komuna e Preshevës, të akuzuar për krime lufte ndaj serbëve, romëve dhe të ndonjë shqiptari spiun, kinse të kryera në Gjilan e rrethinë, gjatë vitit 1999.
Sipas Rexhepit, zëvendës-Prokurori Vitoroviq e përsërit gati një për një fjalën përmbyllëse të tij, të thënë gjatë gjykimit të parë dhe kërkoi dënimet e njëjta për të akuzuarit shqiptarë, pra ato maksimale. Fjala e tij zgjati rreth katër orë e gjysmë.
“Për nesër dhe pasnesër, radha është për fjalën përmbyllëse të palës Mbrojtëse, ku do të potencohen dokumentet fund e krye bindëse për pafajësinë e qind për qind të djemve tanë”, theksoi për AIK “Presheva Jone, lideri i Lëvizjes Kombëtare Shqiptare, Orhan Rexhepi.
Do theksuar se Shqiptarët nga Presheva të akuzuar si pjesëtarë të ashtuquajturit “Grupi i Gjilanit”, Gjykata Supreme e Serbisë, në Beograd, i pati dënuar me 101 vjet heqje lirie.
Po ashtu, do theksuar se gati katër vjet më parë, pikërisht më 26 dhjetor të vitit 2008, në një aksion të kombinuar të forcave serbe të sigurisë, në të cilin morën pjesë qindra pjesëtarë të xhandarmërisë dhe të policisë serbe janë arrestuar nëntë shqiptarët e Preshevës, të cilët si i ashtuquajturi “Grup i Gjilanit” u akuzuan për krime kundër serbëve të bëra gjëja gjatë periudhës qershor – shtator 1999, në rajonin e Gjilanit.
Nga ana tjetër edhe popullata shqiptare e Luginës përmes protestave të shumta ka shprehur mllefin e tyre, ndaj aksioneve spektakulare të forcave serbe të sigurisë, me ç`rast u patën kidnapuar nëntë shqiptarët e komunës së Preshevës.
Në prag të vendimit të Gjykatës së Apelit për Krime Lufte në Beograd ndaj nëntë shqiptarëve të Preshevës, vërehet shqetësim dhe tensionim i gjendjes së popullatës së gjerë të Luginë së Preshevës, derisa pritet shqyrtimi i vendimit për dënim, apo lirimin e tyre në mungesë të fakteve për dënimin drakonik prej 101 vjet heqje lirie.
Metali Krasniqi
SHPËRNDAJE