New York, 10 prill  -“Karrige në OKB për Kosovë, autonomi për serbët e saj, zgjidhja sipas Beogradit”; “Kosova në OKB në këmbim të ASK”; “Kosova hyn në OKB nëse Serbia vendos sanksione ndaj Rusisë”; “Prishtina: Kosova bëhet anëtare e OKB-së vitin e ardhshëm”; “Daçiq: Kosova s’do të bëhet kurrë anëtare e OKB-së”; “Jeremic: Kosova nuk mundet në OKB pa thënë Serbia”..pra keto jane vetem disa deklarata te lidereve serbe dhe kosovar qe i degjojme apo lexojme ne mediat ne rajon. Por keto deklarata, te formes retorike, behen me shume per te bere fushate apo shitur patirotizem, ka thëne nje zyrtar OKB-së për agjencine e lajmeve “Presheva jonë” duke shtuar së për anetaresimine Kosovës vendos tjeter kush.

 

Zyrtari i OKB: Kososva s’mund te pranahet ne OKB, perderisa ajo ende ska aplikuar?! Edhe nese pranohet ajo  fillimisht do te kete statusin e svezhgueses,  si Palestina..

“Për anëtersimin e Kosoves ne OKB nuk vendos Beogradi e as Prishtina, por por vendet aneatre të Keshillimi Sigurimit..” ka thëne zyrtari i OKB-së per agjencine e lajmeve “Presheva Jonë”

“Fillimisht Kosova duhet te aplikoj per te qenë anetare e re OKB-së. Aplikacioni pastaj shkon te Këshilli i Sigurimit, ku duhet të gëzojë mbështetjen e nëntë prej 15 shteteve anëtare. Por, Kososva s’mund te pranahet ne OKB, perderisa ajo ende ska aplikuar?!..” ka thëne ne vazhdim zyrtari i OKB-së.

Në rast se Këshilli i Sigurimit rekomandon pranimin e një shteti, atëherë dy të tretat e votave të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së janë të nevojshme që anëtarësimi ta marrë vulën finale. Kjo i bie që Kosovën duhet ta mbështesin 129 shtete nga 193 anëtarët e OKB-së.

Edhe pse tri shtete permanente të Këshillit të Sigurimit (Shtetet e Bashkuara, Franca e Britania) janë në mesin e atyre që njohën Kosovën, dy të tjera (Kina e Rusia) refuzojnë ta hedhin hapin për njohje.  Megjthate sipas zyrtarit te OKB-së, Kososva s’mund te pranahet ne OKB, perderisa ajo ende ska aplikuar?! Edhe nese pranohet ajo  fillimisht do te kete statusin e svezhgueses,  si Palestina..

Meqë për këtë nuk vendos as Prishtina e as Beogradi por vendet anëtare të KS të OKB-së dhe dihet për momentin se çfarë qëndrimesh ka sot Rusia dhe Kina. Kosova nuk mund të hyjë direkt si anëtare e plotë e OKB-së para se të bëhet fillimisht si vëzhguese që për ketë nevojitet ende kohë.

Ndryshe, eksperti zviceran prof. Christophe Solioz (CEIS) njëherësh edhe njohës i mirë i zhvillimeve në Ballkan në bisedë për agjencinë e lajmeve “Presheva Jonë” ka thënë se anëtarësimi i plote i Kosovës në OKB nuk mund të pritet para vitit 2030. Sipas tij, dialogu me Kosovës dhe Serbisë nuk sjellë anëtarësimin e Kosovës në OKB

“Qeveritarët kosovarë para se të flasin për anëtarësimin e Kosovës në OKB, ka obligime dhe detyra të tjera shume më urgjente dhe të rëndësishme për t’i kryer, si psh korrupcioni, krimi i organzuar , varsjet e pasluftes.. Unë nuk mendoj se Kosova do të pranohet njëherë anëtare e plote e OKB-së, së paku jo para vitit 2030-të. Këtë e them sespe Kosova ka ende shumë rekomandime te pa realizuara të parashtruara nga komuniteti ndërkombëtar”, ka thënë ai.

SHPËRNDAJE