Stereotipe, përmbajtje dhe fraza fyese, raciste, islamo-fobike, homofobike dhe antisemite që mund të kuptohen me vështirësi dhe rrallëherë shpjegohen në mënyrë korrekte. Kjo është përmbajtja e “Komedisë Hyjnore”, e Dante Aligerit, sipas “Gherush92”, organizatë studiuesish dhe profesionistësh që gëzojnë statusin e konsulentëve special në Këshillin Ekonomik dhe Social të OKB-së. “Nuk kërkojmë censurë, -saktëson Valentina Sereni, presidente e ‘Gherush92’, -por do të donim që të rinjihet, në mënyrë më të qartë, fakti që në “Komedinë Hyjnore” ka përmbajtje raciste, islamofobike dhee antisemite. Arti nuk mund të jetë mbi çdollojë gjykimi kritikë. Për këtë arsye kërkojmë që të përjashtohet ‘Komedia Hyjnore’ nga programet e shkollave publike, ose të paktën të shtohen komentet dhe sqarimet e nevojshme” (shqip)
1

SHPËRNDAJE