Ne fillim te kesaj jave Zevendeskryeministri dhe Ministri Punve te te Jashtme te Kosovës i ka derguar nje leter Sekretarit te Pergjithshem te OKB-së z.Antoni Guterres. Ne kete leter te shefit te diplomacise kosovare derguar njeriut numer nje te OKB-së, z. Pacolli ka shkruar për siatuaten aktuale ne Kosovë, dialogun e Brukselit si dhe gatishmerin që Kosova për te qene pjesë e OKB-së.

Zyrtaret e OKB-së kane njoftuar sot agjencine e lajmeve “Presheva Jonë” se kane pranuar letren e ministrit kosovar Pacollit deguar shefi te OKB-së z. Gueteres.

“Letra e ministrit kosovar Pacolli ka arritur sot dhe ajo gjendet mbi tavoline ne kabinetin e sekretarit te pergjithshem te OKB-së z.Antonio Guterres…” ka thëne znj. Eri Kaneko nga kabineti i sekretarit te përgjithshem te Kombeve te Bashkuara. Zyrtaret e OKB-së kane falenderuar minisrin kosovar për letrën nga Prishtina që do te shqyrtohet nga shefi i OKB-së i cili edhe do t’i përgjigjet ditëve ne vijim.

SHPËRNDAJE