
New York, 27 dhjetor – “Kombet e Bashkuara e njohin Enver Hoxhajn si Ministër të Jashtëm të Kosovës” ishte ky lajmi i djeshëm që u pa në disa portale.
Dhe Ministri Hoxhaj nga kjo letër qe është përmendur fjala “ministër” ai qenka ngazëlluar dhe ju ka dërguar disa portaleve ta botojnë, duke e bere si lajm te ditës.
Se e njohin apo jo OKB Enver Hoxhaj ministër të jashtëm, zyrtarët e kësaj organizate ndërkombëtarë kanë pohuar për agjencinë e lajmeve “Presheva Jonë” se nuk e njohin.
“Pozicioni i OKB-së ndaj Kosovës apo autoriteteve te saja dihet, çka nuk ka ndryshuar. Njohja e një vendi si anëtare e re e OKB-së është prerogativë e shteteve të tjera anëtare të Kombeve të Bashkuara.” ka thënë sot për agjencinë e lajmeve “Presheva Jonë” z.Mathias Gillmann zyrtare i OKB-së nga kabineti i sekretarit të përgjithshëm te Kombeve te Bashkuara. Madje sipas tij edhe nëse është shkruar ne atë letër fjala “ministër” qe e paska pranuar Hoxhaj, ashtu kështu z. Antonio Guterres ende nuk është zyrtarisht sekretar i përgjithshëm i OKB-së.
Nëse në një letër ku qenka shkruar ministër i jashtëm për Hoxhajn, nuk do te thotë se OKB e njeh. Ndryshe, atëherë edhe Serbia e njeh Hoxhajn si ministër, nëse kujtojmë ftesën e autoriteteve serbe dërguar Enver Hoxhajt për një samit ne Beograd te cilin e ftuan si ministër, ka thëne një zyrtar tjetër i OKB-së.
Nuk është kjo hera e pare qe Enver Hoxhaj “shpon bira n’ujë”. Gati për çdo muaj flet ai për njohjen e Kosove “ne muajin e ardhshëm” nga 5-6 vende por fatkeqësisht shifra e njohjeve ka kohe s’ka lëvizur vendit ?!. veç kësaj Hoxhaj javeve te fundit është treguar mjaft kritikues ndaj qeverise shqiptare ne Tiranë që “t’mos përzihet në punët e Kosovës” edhe pse para disa vitesh po kjo Prishtina akuzonte Tiranen shpesh, se po hesht ne arenën ndërkombëtarë për Kosovën ?!