Me një ekspozitë me fotografi në të cilën u shfaqën premtimet të cilat janë dhënë e nuk janë përmbushur nga Komuna e Podujevës, sot Lëvizja “Vetëvendosje” ka mbajtur një aktivitet simbolik në qendrën e qytetit.

Sipas kryetarit të Lëvizjes “Vetëvendosje” në Podujevë, Bajram Ajeti, qëllimi i këtij aktiviteti është që të njoftohen të gjithë qytetarët për premtimet e papërmbushura nga kjo komunë, shkruan Llapi.info.

“Sot Lëvizja Vetëvendosje qendra në Besianë duke qenë në rolin e opozitës në Komunën e Besianës përmes kësaj ekspozite me fotografi që nuk përfshijnë gjithë keqqeverisjen e kryetarit të komunës kemi për qëllim që të njoftojmë qytetarët lidhur me premtimet e rrejshme por edhe dështimet e qeverisjes së tij”, tha ai.

Sipas Ajetit, përveç premtimeve të bëra e të papërmbushura nga kryetari i Podujevës Veliu është duke keqpërdorur edhe taksat e banorëve të këtij vendi ku ç’do dië bën140 kilometra rrugë për ardhje-vajtje në vendin e tij të punës.

“Këtu më së pari kemi një kryetar që udhëton për në Prishtinë, d.m.th. nuk është banor i Besianës gjë që i bën 140 km në ditë. Këto janë shpenzime të cilat nuk i meritojnë qytetarët me u shfrytëzu edhe taksa e tyre në këtë mënyrë”, tha Ajeti.

Tutje Ajeti shtoi se premtimet e bëra nga kjo komunë janë dështim.

Përveç kësaj ai ka përmendur edhe planifikimin e buxhetit komunal si dhe bërjen e 18 pagesave për një tender brenda 9 muajve nga kjo Komunë. /llapi.info/.

SHPËRNDAJE