nishaniiiNew York, 21 shtator/UN  -Presidenti i Republikës, Bujar Nishani, në kuadrin e pjesëmarrjes në punimet e Sesionit të 71-të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në Nju Jork, zhvilloi takime dypalëshe me Sekretarin e Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara, zotin Ban Ki-moon, me Presidentin e Republikës së Polonisë, zotin Andrzej Duda si dhe me Presidenten e Republikës së Kroacisë, zonjën Kolinda Grabar-Kitarovic. Presidenti shqiptar nga ky takim me shefin e OKB-së  nder tjera eshte biseduar edhe per Kosoven, duke i dhene perkrahje inegrimeve dhe dialogut mes Kosoves dhe Serbisë, njofton agjencia e lajmeve “Presheva Jonë”

Presidenti Nishani, në takimin me Sekretarin e Përgjithshëm të OKB-së, Ban Ki-moon, e vlerësoi atë për lidershipin e treguar në iniciativat e ndërmarra nga Organizata gjatë drejtimit të tij, veçanërisht në ato që lidhen me klimën, agjendën për njerëzimin, si dhe planin e veprimit për parandalimin e ekstremizmit të dhunshëm.

Agjenica e lajemeve “Presheva jonë” ka mesuar se ne takimi e  presidentit shqiptar me shefin e OKB-së, nder tjera  kane biseduar edhe per Kosoven, duke i dhene perkrahje integrimeve dhe dialogut mes Kosoves dhe Serbisë. “Njerëzit kanë nevojë për shpresë dhe me iniciativat tuaja ju ia keni dhënë këtë” – u shpreh Kreu i Shtetit nga takimi me Ban Ki-moon.

Presidenti Nishani evidentoi gjithashtu faktin se Shqipëria është tërësisht e angazhuar për zbatimin e këtyre iniciativave në nivel kombëtar, si dhe e siguroi Sekretarin e Përgjithshëm edhe për rolin pro aktiv të Shqipërisë në forumet ndërkombëtare dhe avancimin e të drejtave të njeriut.

Në takimin me Presidentin e Republikës së Polonisë, Andrzej Duda, Presidenti Nishani vlerësoi marrëdhëniet shumë të mira e miqësore mes dy vendeve dhe theksoi nevojën e forcimit të mëtejshëm të bashkëpunimit ekonomik e tregtar, i cili është ende larg pritshmërive dhe mundësive reale që kanë të dy vendet.

Mes dy bashkëbiseduesve u fol edhe për mundësitë e bashkëpunimit mes rajoneve evropiane, zhvillimet më të fundit në Bashkimin Evropian dhe krizën e refugjatëve, si dhe për mundësinë e mbështetjes së kandidaturave reciproke në Organizatën e Kombeve të Bashkuara dhe organizatat e tjera ndërkombëtare.

 

Të dy bashkëbiseduesit u ndalën në mënyrë të veçantë, në nevojën e forcimit të mëtejshëm të bashkëpunimit rajonal, në funksion të rritjes së mëtejshme të sigurisë dhe stabilitetit të rajonit.

SHPËRNDAJE