(AIK-Presheva Jone)

 

Në përvjetorin e katastrofës së tërmetit në Haiti presidenti i SHBA-ve, Barack Obama, i bëri thirrje bashkësisë ndërkombëtare, që të ndihmojë shtetin e varfër të Karaibeve.

Nevojiten ndihma për disa vjet, apo disa dhjetëvjeçarë, që Haiti të mund ta marrë veten nga katastrofa, deklaroi Obama. Bashkësia ndërkombëtare duhet të përmbushë edhe premtimet e saj.

Nga tërmeti i rëndë i 12 janarit 2010 patën humbur jetën afro 220.000 vetë. Rreth 1,5 milionë njerëz mbetën pa strehë.

SHPËRNDAJE