kosomallO milet degjoni e mbani vesh!
Tash 138 vjet Mali i Zi rritet me troje shqiptare. Mos harroni historine sepse po ringjallet edhe ne kohet tona. Mjere ne po na vdiq kujtesa!

Njehere na rrembeu troje Rusia me Traktatin e Shen Stefanit, 1877. Pak kohe me vone na i shkulli me akt juridik Kongresi i Berlinit, 1878.

Mbi keto traktate masakrues te trojeve shqiptare, Osmanet fillusn te shisnin trojet shqiptare si zhelet e tyre per te zgjatur agonine e Portes se Larte, 1878-1883.

E me ne fund koalicioni i turpit, i Fuqive Evropiane bashkoi Ruse e Osmane, Gjermane e Franceze, Austro-Hungareze e Serbo-Malazeze per te rrethuar nga toka dhe nga deti shqiptaret e “pabindur” (1883).

Keshtu na shqyen, na i shkyne shkjate trojet tona. E Mali i Zi nga Cetina ne maje te shkrepave u shtri e u zgjerua, u rrit e u zmadhua mbi Rozhaje, Plave e Guci, Hot e Grude, Tuz e Dinoshe, Liqenin e Shkodres, Ulqin e Tivare, Kraje e Anamalit.

Historia vazhdon. Jugosllavia e AVNOIT me Rankovic e Tito i shqeu shqiptaret neper republikat Serbe, Malazeze dhe Maqedone. Si placke pazari Tito, babai i Jugosllavise, u soll si njerk me shqiptaret.

Titos i duheshin shqiptaret si guret e kandarit per te kenaqur orekset etnike e per te shuar fobite brenda Jugosllavise. Kufijte e Kosoves asokohe administrative levizeshin sipas interesave te Beogradit Serbo-Federativ.

Historia nuk ndalej. Ne 1974 u be Kushtetuta e re Jugosllave. Kosoves dhe Vojvodines iu dhane statuse autonomie me elemente perfaqesimi konstituiv federal. Por territorialisht Kosova ngeli ne kuader suazash administrative, lehtesisht te ndryshueshem ne kuader te Jugosllavise, madje edhe te Serbise. Vetem kufiri i jashtem i Jugosllavise ne segmentin kosovar qe ishte me Shtetin Shqiptar ishte i pacenueshem nderkombetarisht.

Keshtu, gjate Jugosllavive, te Karagjorgjeve, Obrenoviceve, Serbo-Kroato-Sllovene dhe AVNOIT, kufijte e Kosoves vec jane tkurrur e tkurrur deri ne limite ekzistenciale per popullin shqiptar..

Historia nuk u ndal serish. Ne veren e 1999 Kosova clirohet nga Serbia e Milloshevicit. Por territorialisht nuk shpetoi nga pretendimet territorriale te fqinjeve te saj.

Filloi masakra tjeter territoriale mbi Kosove. Serbet ndalen te Ura e Ibrit, fale krushqive me ca Evropiane dhe kuislingeve te fshehte brenda shqiptare. Maqedonet do perfitonin konjukturalisht nga fakti qe ne dy anet e kufirit ishin shqiptare etnik! Edhe ato gllaberuan mjaft hektare nga trojet e Kosoves brenda kufijve politike.

Tani boll!. Te ndalim historine ne Rugove. Keto dite debati eshte shume i nxehte. Situata po precipiton jashte kontrollit. Firmetaret e qeveritaret qajne hallin e Malit te Zi. Ato jane gati te japin mijra hektare ” qe te mos prishen marredheniet me Malin e Zi”.

Mirepo, lavdi Zotit, Presidenti i Malit te Zi shprehet se ” mosratifikimi i demarkacionit nuk cenon marredheniet e tij me Kosoven”. Arsyeja duket te jete me realiste ne Potgorice. Duket qe lideret e sotem te Potgorices e dijne me mire se lideret e sotem te Prishtines se “kur eshte boll”. C’po na degjojne veshet!

Te cjerrim mashtruesit

Keto dite arguementet kane arritur absurditete qe nuk ka laborator logjik qe t’i arsyetoje. Mbas lumit manipulativ qeveritar se “Kosova nuk humb asnje centimeter” si dhe mbas alarmit se “Kosova humbe 8200 hektare territore ne Rugove” vjen opsioni oportunist, i papare dhe i padegjuar ne historine, ne te drejten nderkombetare dhe ne hartografine boterore. Sipas ketij opsioni sofistik “Mali i Zi zgjerohet, por Kosova nuk zvogelohet”. (!?)

Por ku i merr trojet Mali i Zi or derdemene qe te zgjerohet perseri, nese nuk nderfutet ne territorin fizik te Kosoves. Mali i Zi nuk eshte ne Antarktide. As ne territore te pabanuara. Per rjedhoje ne harten fizike te Ballkanit nuk ka zmadhim te nje shteti pa i marre territore nje shteti tjeter.

O militet degjoni dhe mbani vesh! Fantazmat e Shen Stefanit e te Osmaneve po ngrihen mbi Ballkan. Derisa krisma e tyre te degjohet e kuptohet mire te aleatet tane le t’i ruajme trojet tona me cdo cmim e sakrifice tonen.

Malazezet zbriten nga Cetina malore mes shkembinjve te zi, por u shtrine neper trojet e popullit me te lashte ne Ballkan, shqiptareve.

Le te kujtojme Vaso Pashe Shkodranin..

“Asht toka jone,
T’paret na e kane lane,
Kush mos t’na e preki,
Se vdesim tane”

O milet degjoni e mbani vesh! E keqja nga jashte eshte martuar me te keqen brenda e se bashku duan te na lene pa Atdhe.

SHPËRNDAJE