Jehona e reportazhit të agjencisë  “Presheva Jonë” mbi të rinjt shqiptarë me uniformë të ushtrisë  zvicerane në mediat helevetike (NZZ- Neue Zürcher Zeitung). Krenarë që janë shqiptarë, krenarë që shërbejnë në uniformë të Zvicrës”, me këtë titull, fillon reportazhi  i ” Presheva Jone “, një Agjencia e lajmeve në gjuihën shqipe nga Serbia jugore, shkruan NZZ

Kështjella PEPSHI

Bernë, 22 shtator/ AIK-Presheva Jonë

Kohëve të fundit agejncia informative kombëtare po dëshmohet si një agjenci e shpejtë dhe korrekte me informacione nga vendi dhe botajio vetme nder opinionin shquiptarë pore dhe atë zvcieran dhe botërore, metarialet, shkrimet e së cilës agjenci informative po shërbehen dhe po citohet shpesh nga agjencitë dhe mediat e ndryshme botëtrore, sidomos ky në Zvicër.

Kështu gazeta e njohur zvicerane NZZ (Neue Zürcher Zeitung) sot ak sjellur një shkrim, përmbledhje mbi reportazhin e agjencisë “Peresheva  Jonë” me ushatrët shqiptarë me uniformë zvicerane.  Korrespondenti i sajj në  Gjenevë Nefail Maliqi, kohëve të fundit ka vizituar ushtarët me origjinë shqiptare në një  bazë ushtarake i cili ka komntaktuar dhe biseduar me eprorët e dhe prindërit e tyre mbi jetën ushtarake, ka shrkuar fillimisht mediat zvicerane (NZZ, Neue Zürcher Zeitung)
 
Sipas NZZ “ata quhen Flamur,  Dardan, Albulen… te”cilët jetojnë në Zvciër të ardhur kaherë  me familjet e tyre nga Kosova, Maqedoni dhe Lugina e Preshevës (Serbina jugore). “Të mbash uniformën e ushtrisë zvicerane,  është privilegj dhe kënaqësi e madhe..” ka thënë oficeri Thaçi për agjecinë  “Presheva Jonë”.

Ne mund të mësojnë shumë këtu. Jo vetëm funksionimin e armëve apo mësimet teorike për të luftuar këmbësorisë janë interesante. Gjithashtu jetojnë në bashkësi me rekrutët nga burime të tjera pushkatar Thaçi e sheh si një sfidë pozitive. Gjatë një pauze, duke drekuar bashkërisht me ushtarët zviceranë në tavolinë, dëgjonim se shqiptarët flisnin edhe shqip.
 
Gjatë orarit të punës, ushtarët kishin rënë dakord të flasin zyrtarisht në gjermanisht apo frengjisht, p or gjatë pushimeve ose gjatë ushqimit ata flasin shqip pa kurrëfarë komplerksi apo pengese.
 
Kolonel Mayer Tuscher përagjencinë “Presheva Jonë”  ka pasur fjalë  të mira për të rinjtë me origjinë shqiptare. “Ushtarët tanë  me orijgina shqiptarem, nga Kosova dhe të tjerë… janë ushtarë të vyeshëm dhe ne jemi krenarë se në kazermat tona kemi ushtarë të tillë, të zellshëm, të disiplinuar dhe është kënaqësi të punosh me ta..”

Të shërbesh sot në aramtën zvicrerane është privilegj dhe nder, që ne sadokudo do t’ia kthenim borxhin këtij vendi për çfarë ka bërë për Kosovën – për ne shqiptarët.. i kanë pohuar agjencisë informative “Presheva Jonë” shqiptarët e Kosovë, prindër të fëmijëve me uniformë të armatës zvicerane.
 
Xhafer e Misherefe Jasharaj nga Istogu, të cilët me vite të tëra gjenden në Zvicër nuk fshihnin krenarinë se djali i tyre po i shërbente Zvicrës. „Ja si po sillet kjo botë, kujt nuk ia ka marrë mendja se djemtë tanë një ditë do t’i shërbejnë Zvicrës, këtij vendi të cilit nuk e besoj se mund t’i dalim borxhit çfarë ka bërë për vendin tonë, Swiscoy për Kosovën dhe për shqiptarët në përgjithësi“ ,”Presheva Jonë” reprotazhin e vetë e ka titulluar: Në Zvicër sot shërbejnë mbi 2000 ushtarë shqiptarë, të cilët janë  krenarë që janë shqiptarë, krenarë që shërbejnë në uniformë të Zvicrës !

SHPËRNDAJE