Në garat komunale nga lënda e matematikës për nxënësit e shkollave të mesme që janë mbajtur të shtunën në Preshevë me rezultat mjaftë të mirë janë kualifikuar katër nxënës sipas kësaj renditje, pika maksimale kishte nxënësi Shpresim Sadiku, pastaj Arbresha Avdiu, Blerona Kamberi dhe nxënësi Arbër Bilalli.

Preshevë,  23 jana/AIK-Presheva jonë

Nxënësi Shpresim Sadiku me pika maksimale u kualifikua për pjesëmarrje në garat regjionale që do të mbahen në Serbi për lëndën e matematikës. Në garat komunale nga lënda e matematikës për nxënësit e shkollave të mesme që janë mbajtur të shtunën në Preshevë me rezultat mjaftë të mirë janë kualifikuar katër nxënës sipas kësaj renditje, pika maksimale kishte nxënësi Shpresim Sadiku, pastaj Arbresha Avdiu, Blerona Kamberi dhe nxënësi Arbër Bilalli. Sipas kryetarit të këshillit profesional në këto gara testit garues I janë nënshtruar 18 nxënës, gara këto që janë realizuar në bazë të planit të paraparë me programin shkollorë. Nxënësit më të suksesshëm në garat e matematikës në nivelin komunal gjatë këtij viti prezantojnë shkollat e mesme të Preshevës në garat me karakter regjional.

SHPËRNDAJE