Nuk ka hezituar kurrë të shprehë mbështetjen e saj ndaj shqiptarëve dhe Kosovës në veçanti, edhe pse ka pasur kundërshtarë të shumtë.

Bëhet fjalë për “Miss Serbia” Irina Jovanka, e cila ka befasuar me një deklaratë së fundmi.
Kujtojmë në “Miss Freedom of the World”, biondja seksi bëri shqiponjën me duar, ndërkohë që kur Shqipëria u godit nga tërmeti, ajo ishte e pranishme për të dhënë ndihmën e saj. Këtë herë ajo ka vendosur që nëpërmjet Instagramit të kujtojë edhe njëherë mbështetjen për Kosovën.

Sipas missit, të gjithë ata që nuk udhëtojnë dot për shkak të Koronavirusit, të pyesin kosovarët, të cilët nuk kanë udhëtuar dot për 20 vjet. “Nëse keni problem se nuk mund të udhëtoni dot, atëherë pyesni njerëz nga Kosova. Shumica prej tyre nuk kanë mundur të udhëtojnë për 20 vite me radhë. Përpiquni të kuptoni njëri-tjetrin”, -shkruan Irina Jovanka.

SHPËRNDAJE