Nuk është gabim i  BE-së pse Kosova, Presheva ka det..E dini pse toka u dridh në Mal të Zi e jo në Shqipëri, ashtu siq ishin lutur malaziasit ?

 

Paska habitur disa media tona një “gabim” i BE-së që paska thënë që Kosova paska det. Aspak  nuk është gabim dhe krejt normale se sikur Kosova dhe Preshvea e ka detine vetë në Durrës hiq më pak se 2-3  në plazhë. Kështu ne shqiptarët duke korrigjuar të tjerët e kemi hangër ( siq thonë në Shqipëri e kemi ngrënë) kemi mbetur në 5-6  shtete shqiptarët pikë e pesë.  Në kohën e Enverit e në kohën Milloshit vërtetë as Kosova e as Presheva nuk kishin detë, por sot kemi….Dhe BE ka të drjetë plotësisht.

Për ta justifikuar “gabimin” e BE-së se Kosova ka detë, po ju tregojmë jo një mesele, por përnjëmend një ngjarje…Këta cërnagortë  (malazezët) para ca vitesh ju kishin lutur Zotit që ta dridhte tokën në Shqipëri…Dhe duket se “duaja” (lutja)  e tyne paska shkue n’vend dhe Zoti i koshim fal,  t’ja futi e  ta dridhë tokën në Mal të Zi…Ndoshta ju kujtohet  juve lexues të nderuar, sigurisht atyre që kanë mbi 25 vjet. Dhe paprimtas njerzit, intelektualët ekspertët e hutuar nisën ta komentojnë, madje u  hapen edhe debate si është  e mundur që të kërkohet të dridhet toka në Shipni e Zoti, naj hupi neve këtu në Mal të Zi..?!, po ekomentojnë malazezët..

 

Por, pas shumë hulumtimeve, duket se malaziasit e kishin kuptuar pse ishte dridhur toka në Mal të Zi, pasi një plak maleze, fetar dhe besa njohës i  mire i historisë, ju kishte shpjeguar atyre,  mediave dhe popullit malezias, duke ju thënë: Lutja e juaj kanë qenë e drejt,  prandaj edhe ka shkuar në vend,ësgtë realizuar sepse Zoti punon ende me harta të vjetra dhe ai e din fare mirë se Mali i Zi ka qenë tokë shqiptare, Shipniiii….mos t ju ardhtë mrëzi o vllazni !!!…Dhe tash vendet sllave apo seebëve tybe n ju raft ndërmen ma me ju lut Zotit sërish se mos po ja hup sërish atyre tjera kah,  pjesë tjetër Serbisë…

 

 

——————————————-

Bashkimi Evropian rregullisht e kundërshton ndryshimin e kufijve të Kosovës, mirëpo në një nga dokumentet zyrtare të saj evropianët thuaja se paraqesin Kosovën me qasje në det.

Në faqen 30 të dokumentit i cili në vjeshtë të këtij viti do e vlerësojë progresin e Kosovës, i siguruar nga medium kosovar, te pjesa e titulluar “Pyetje specifike për forma individuale të transportit” Brukseli kërkon të dijë nëse “ka ndonjë aktivitet në lidhje me transportin detar në Kosovë?”

Territori i Kosovës mund të jetë i pasur me lumenj, por vendi në të gjitha anët e saj rrethohet me shtete të tjera, më saktë Shqipëria, Maqedonia, Mali i Zi dhe Serbia, pa qasje në det. Deti më i afërt për Kosovën është ai Adriatik, në të cilin Kosova ka qasje nëse kalon në territorin e dy fqinjëve, Shqipërisë dhe Malit të Zi.

Gazweta ne fjlaë merr vesh jozyrtarisht se sqarimi më logjik është se Komisioni Evropian në Bruksel, as që është munduar shumë për të hartuar këtë dokument, i cili ka rëndësi të madhe për procesin e integrimit të Kosovës, pasi mund t’i hapë rrugë Marrëveshjes për Stabilizim-Asociim.

Këshilli i BE-së në mars kishte vendosur që Komisioni Evropian ta nisë zyrtarisht studimin e fizibilitetit për Kosovën, studim ky që po doli të jetë pozitiv hap rrugën për negocimin e marrëveshjes eventuale të stabilizim-asociimit.

Para kësaj, Këshilli i BE-së i kishte dhënë dritën jeshile edhe një projekti tjetër për Kosovën, që është jashtë procesit integrues, atij të liberalizimit të vizave apo mundësia që kosovarët të udhëtojnë pa viza në vendet e zonës shengen.

Mirëpo, derisa për këtë të fundit dokumenti me kushte që disa muaj ende nuk i është dorëzuar Prishtinës, Brukseli nuk është vonuar shumë me dërgimin e kushteve për studimin e fizibilitetit.

Ndoshta shpejtësia për ta hartuar këtë dokument ka bërë që pyetjet për fizibilitet të vijnë me disa gabime logjike, si çështja e lartcekur për “transportin detar” të Kosovës.

Një nga zyrtarët evropian të kontaktuar për këtë çështje ka thënë se duhet pasur kujdes në këtë pikë nëse fjala detar në anglisht (maritime) është menduar për transportin ujor në përgjithësi. Sidoqoftë, Kosova nuk ka kurrfarë transporti ujor, as për njerëz e as për mallra.

SHPËRNDAJE