Gjithashtu, i bejme apel te gjithe qytetareve te Komunes se Presheves qe te paguajne obligimet e tyre ligjore qe kane ndaj kesaj ndermarje, sepse jane keto obligime te cilet financojne mbarevajtjen dhe sherbimet qe ofron N. P. “Moravica”, njofton agjencia informative “Presheva Jone”

 

Preshve, 22 korrik

 

Qytetare te nderuar, me pagesen e rregullt qe beni ndaj nesh, ju mundesoni qe ata punetor te cilet pastrojne mbeturinat e juaja, ata punetor te cilet rregullojne kanalizimet e juaja te paguhen me rregull ne menyre qe edhe ata ti gezojne familjet e tyre.

Me qellim qe uji te cilin ju e pini, ujin te cilin ju e perdorni per pastrim, apo per qellimet e juaja personale, te shtrihet ne te gjithe komunen e Presheves, ka nevoje qe obligimet e juaja ligjore dhe morale te paguhen.

Ne, si ndermarje publike e dime sa shume probleme ekzistojne me reduktimin e ujit apo me vonesat e pastrimit te qytetit, por te gjitha keto ndodhin per shkak te rrjetit te amortizuar dhe numrit te paket te mjeteve te pastrimit. Nese ju deshironi qe keto reduktime apo vonesa ne pastrim te mos jene me pjese e problemeve ditore te juaja, atehere jepuni nje mundesi punetoreve duke paguar obligimet e juaja.

Eshte momenti kur ju mund te tregoni qytetarine tuaj duke shlyer detyrimet e juaja ndash nesh.

Ju faleminderojme per perkrahjen e juaj.
NP.”Moravica”

SHPËRNDAJE