Sipas burimeve tona,”Presheva jonë”,shqiptarët kanë marrë edhe poste të tjera në kuvendin komunal të Medvegjës ,meqë është kjo marrëveshje paraprake me subjektin serb “Jabllanica e Epërme “ e Drashkoviqit që ka fituar gjithsej 16 vende në asamblenë komunale të Medvegjës, derisa PVD, 6 ulëse,njofton agjencia informative kombetare “Presheva Jone”.
Avni JUSUFI
Preshevë,22 korrik
Në Medvegjë është konstituar Kuvendi Komunal me ç’rast shqiptarët e kësaj komune kanë marrë vende kyçe në pushtetin e ardhshëm katërvjeçar komunal,bazuar nga zgjedhjet lokale 2012.Sipas burimeve tona,asamblenë komunale të Medvegjës do ta udhëheq Florim Sahiti,i cili i takon Partisë për Veprim Demokratik me seli në Preshevë. Florim Sahiti,që ka qenë edhe bartës i listës në këto zgjedhje nga radhët e PVD-së është zgjedhur kryetar i legjislativit më të lartë komuna në këtë komunë,në bazë të marrëveshjes me partinë e Sllobodan Drashkoviqit që ka qenë disa mandate kryetar i Medvegjës. Sipas burimeve tona,”Presheva jonë”,shqiptarët kanë marrë edhe poste të tjera në kuvendin komunal të Medvegjës ,meqë është kjo marrëveshje paraprake me subjektin serb “Jabllanica e Epërme “ e Drashkoviqit që ka fituar gjithsej 16 vende në asamblenë komunale të Medvegjës, derisa PVD, 6 ulëse. Theksojmë, se shqiptarët edhe në mandatin e kaluar kanë qenë pjesë e pushtetit lokal të Medvegjës sipas një marrëveshje të arritur me partitë serbe me sugjerimet e Bashkësisë Ndërkombëtar për formimin e pushtetit lokal në këtë mjedis shumetnik.