Image associéeNeser, Medvegja dhe Lugina e Presheves ka festë, ka votimet per KKSH-së. Për ket dite jane  organizuar, autbous special, jane siguruar transporti falas për ata qytetarë që do të shkojnë më 4 nëntor në këto votime. Autobusët do të nisen në orën 7 të mëngjesit nga Stacioni i Autobusëve në Prishtinë, nga Fushë Kosova, Matiqan, Hajvalia dhe Bardhoshi, njofton agjencia e lajmeve “Presheva Jonë

Të dashur miq dhe bashkëvedas/e Mos humb kohë në kotësi të kaluara. Çelësi i suksesit është e ardhmja. Mes të djeshmes dhe të nesërmes, ekziston një e sotme e pashlyeshme, e pakthyeshme, më se e arsyeshme, që të jetohet më e ndritshme.

 

THIRRI MENDJES – VOTO SIPAS BINDJES TËNDE NË ZGJEDJET E KNSH-së MË, 4 NËNTOR 2018 PRESHEVË – MEDVEGJË E BUJANOC

Zgjedhjet e 4 nëntorit në Medvegjë, kan rëndësi për zhvillimin e kushteve ekonomiko-sociale në përgjithësi, e në veçanti për shqiptarët në Medvegjë, Preshevë e Bujanoc. Frenimi i hemoragjisë së ikjes nga trojet tona, është sfida jonë më e madhe. Respektimi i sistemit të rotacionit në zgjedhjet që do të mbahen më 4 nëntor, për pozicionin e Kryetarit të Këshillit Kombëtar Shqiptar, mund të sjelli risi në drejtim, pasi për herë të parë në histrinë e tij, Këshilli Kombëtar Shqiptar do të mund të drejtohet nga një lider që vjen nga Medvegja. Hakmarrja e kohës së tashme është keqëmenaxhim i së kaluarës, parimisht ekziston dështimi , sprovimi . Mbretëron pakënaqësia, zemërimi, tërbimi nga zhgënjimi. Nga pësimi, vjen kurimi, mësimi dhe arrihet qëllimi. Tashmë është koha që komuna e Medvegjës të mos shihet më si një shtojcë mes Preshevës dhe Bujanocit, por të zërë një vend të barabartë në drejtimin e përbashkët të 3 komunave autoktone shqiptare në Jug të Serbisë. Medvegja, ky vend i lënë anash nga stuhitë e kohës, më në fund po e sheh dritën e shpresës, kur askush nuk e besonte, kur shpresat ishin fikur, shndriti një xixë stralli që shtoi lumturi në këtë komunë. Me respektin të veçant për familjet shqiptare që janë ende në trevat e Medvegjës.

VOTO: Për zhvillim ekonomik dhe përmirësimin e gjendjes ekonomike dhe sociale – kultur dhe trashigimi kulturore, të qytetarëve shqiptar e cila mbetet ende njëra nga sfidat në Preshevë, Medvegjë e Bujanoc.

Në vijim citoi: Dr. Naile Mala-Imami “Ju bëj thirrje të respektoni indentitetin dhe aspiratat tuaja dhe të mos e lini fatin tuaj në dorë të rastit e të fatit, të cilët, dihet nuk kanë qenë kurrë në anën tonë. Ju bëj thirrje të kujtoni sakrificat e baballarëve, gjyshërve dhe stërgjyshërve. Ato nuk meritojnë heshtje dhe indiferencë, por meritojnë edhe respekt edhe vlerësim, meritojnë përkushtim dhe përgjegjësi për atë çfarë ne kemi sot në dorë të bëjmë. Dilni nga shtëpitë, prisheni rutinën, mos e pranoni letargjinë dhe votoni për vete, për vendlindjen, për fëmijët tuaj. Nuk kemi atdhe tjetër përveç këtyre viseve dhe jemi vetëm ne përgjegjës për të tashmen dhe të ardhmen e këtij vendi. Koha është tani, vendi është këtu. Kushdo që nesër dëshiron t’i tregojë fëmijës së vet një histori dinjiteti dhe drejtësie, le ta bëjë këtë me vepra: dilni në votime, të dashur bashkëvendas të mi, vendosni vetë për ardhmërinë.” / Rrahman Hyseni

SHPËRNDAJE