I vetmi njeri në botë, i cili qe pesë muaj jeton pa zemër në saje të pompave speciale, çeku 37-vjeçar ka fituar shansin për zemër të re dhe në muajin shtator do të futet në listën e pritjes, njoftoi Instituti i mjekësisë klinike eksperimentale në Pragë (IKEM).Zjarrfikësit çek, Jakub Halik mjekët u detyruan në muajin prill t’ia largojnë zemrën pasi e kishte përfshirë një tumor malinj shumë agresiv. Në vend të zemrës mjekët ia vendosën dy pompa speciale, që tashti e mbajnë në jetë, kurse operacioni i tillë ishte i dytë i këtij lloji në botë.

Pacienti i parë, zemrën e të cilit e kishin zëvendësuar me dy pompa të tilla në SHBA kishte jetuar vetëm një javë..

Halik ishte i gëzuar me futjen në listën e pritjes.

“Kjo paraqet një lehtësim për mua. Tashti e di se të gjitha testet janë në rregull dhe se më pret hapi i ardhshëm drejt shërimit”, iu tha ai sot gazetarëve në Pragë.

Në saje të një çante speciale për vendosjen e pompave ai del edhe në shëti të shkurtëta jashtë spitalit.

Në Çeki për zemër duhet të pritet mesatarisht tetë juaj.

SHPËRNDAJE