Kryetari komunës së Preshevës Ragmi Mustafa mbledhjen e sotme e quan mjaftë të frytshme dhe me debate që do të sjellin punë edhe më të mirë në ndërmarrjet ku edhe kaluan këto raporte, njofton agjencia informative “Presheva Jonë”

 

Ardite BEHLULI

Preshevë, 29 gusht

Këshilli Komunal i Preshevës ka mbajtur mbledhjen e vet të rregulltë, me raportet e punës dhe ato financiare të ndërmarrjeve ku themelues është Kuvendi Komunal. Në këtë seancë radha e raporteve 6 mujore ishte e Bibliotekës “Mehmet Jusufi”, Organizatës për Kulturë Fizike, dhe Shtëpisë së Kulturës “Abdulla Krashnica. Kryetari komunës së Preshevës Ragmi Mustafa mbledhjen e sotme e quan mjaftë të frytshme dhe me debate që do të sjellin punë edhe më të mirë në ndërmarrjet ku edhe kaluan këto raporte. Ndërkaq pika më e rëndësishme ishte rishikimi I buxhetit të komunës së Preshevës për vitin 2012. Raportet e punës dhe ato financiare për 6 mujorin e parë të vitit 2012, për ndërmarrjet ku themelues është kuvendi komunal i Preshevës kanë kaluar të gjitha, në seancat e fundit të Këshillit Komunal./A.B/

SHPËRNDAJE