Shkruan: Albana FERATI, Suedi

Malmo, 9 shkurt  -Te shtunen e kaluar ka ndërruar jetë bilbili i muzikës shqiptare, Nexhmije Pagarusha vdekja e se ciles u prit me pikellim te thelle ne mbare viset shqiptare nga Perveza deri ne Preshevë. Shumë personalitete kombetare e politike (Albin Kurti, Hashim Thaci, Sali Berisha, Ilir Meta, Edi Rama, Isa Mustafa..) si dhe figura të artit përkujtuan veprat që ajo la pas duke e konsideruar si të pavdekshme. Në mesin e tyre ishte edhe këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Dua Lipa, Sabri Fejzullahu, Inva Mula etj, njofton gazetarja e agjencise së lajmeve “Presheva Jonë” nga Suedia.

Redaksia e “Presheva Jonë” shpall kengëtaren Nexhmie Pagarusha “Personalitete të vitit 2020, si: Bilbli përtej Kosove..deri ne Preshevë !

Bilbili i muzikës shqipe, Nexhmije Pagarusha ka vdekur te shtunen e kaluar në moshën 86-vjecare. Lamtumira e fundit kengetares sone Nexhmije Pagarushes u dha sot nga Teatrin Kombëtar permes nje kortezhi te gjate u percoll në fshatin Pagarushë të Malisheves.

Nexhmije Pagarusha, këngëtarja e cila njihet si ‘Bilbili i Kosovës’ dhe si ‘Mbretëresha e muzikës shqiptare’. Nexhmije Pagarusha ishte mbretëreshë e këngës shqipe; Nexhmije Pagarusha nuk ka qenë vetëm ikona e artit; Nexhmije Pagarusha ishte simbol i bashkimit mes shqiptarëve..jane keta vetëm disa vleresime te figurave tona politike dhe nga arti qe folen duke e perkujtuar diven tone Nexhmije Pagarushen.

Kengertarja jone e mirënjohur, ambasadorja e kenges shqipe Nexhmie Pagarushën, te cilen nuk e quajne rastesisht “Bilbili i Kosovës” nuk ishte vetem nje bilbil i Kosoves por edhe i Presheves dhe mbare shqiptareve ne ballkan.

Bildergebnis für nexhmije pagarushaDuke u nisur nga roli dhe konributi i saj ne muzike dhe arte e cila jo ratsesiosht u u quajt dhe u konisderra diva dhe ambasadore shqiptare e kenges ne ballkan, shqiptare ne Suedi dhe disa vende tjera te evropës kane propozuar qe ne shenje rrespekti te emërohet nje shkolle apo akademi muzikore me emrin e Nexhmie Pagarushës, shkruan agjencia e lajmeve “Presheva Jonë”

Kjo shkolle, qendra kulturore apo akademi Muzikore që do të mbajë emrin ‘Nexhmije Pagarusha’, do të ketë për synim promovimin e vlerave kulturore të artit skenik, të muzikës, të komunikimit dhe të ndërveprimit mes njerëzve, të promovimit të trashëgimisë kulturoro-materiale dhe shpirtërore, zgjerimit të aktiviteteve kulturore ne Kosovë.

Rikujtojmë se këngëtarja Nexhmije Pagarusha numëron më shumë se pesë dekada karrierë në skenën e artit muzikor. Dikur ajo ishte aktive edhe në kinematografi, Nexhmie Pagarusha eshte e lindur më 7 maj të vitit 1933 në fshatin Pagarushë të Malishevës, ajo ndër vite ka treguar se është artistja me e dashur, me e dgjuar dhe ambasadore e kënges shqipe qe kombi ynë ka pasur ndonjëherë.

Ajo ka ndjekur shkollën e muzikës në Beograd si shume intelektual e akademik ne ate kohë, për të filluar karrierën si këngëtare në Radio Prishtina në vitin 1948, për të vazhduar për 40 vite të pushtojë botën e muzikës.

Pagarusha këndonte me perfeksion thuajse te gjitha zanret e muzikës, sidomos ato folklorike, klasike dhe padyshim , opera. Në Kosovë, Nexhmije Pagarusha është shpallur si ‘Këngëtarja e Shekullit” kurse në vitin 2012 presidenti i Shqipërisë, Bujar Nishani e ka dekoruar me titullin “Nderi i Kombit”. Ne kete vit redaksia e agjencise së lajmeve “Presheva Jonë” kas shpallur kengëtaren tone te mirënjohur Nexhmie Pagarusha “Presonalitete të vitit 2020-të si: “Bilbli përtej Kosove..deri ne Preshevë” !

SHPËRNDAJE