Presidenti shqiptar Bujar Nishani eshte pritur sot nga homologu i tij shqiptar ne Bujanoc  z.Shaip Kamberi (Photo by Press “Presheva Jonë”)

 

Preshevë, 7 mars  -Presidenti i Shqipërisë, Bujar Nishani, me ftesë të kryetarëve të komunave të Bujanocit dhe të Preshevës u nis të martën për të kremtuar 130-vjetorin e hapjes së mësonjëtores së parë shqipe dhe të Ditës së Mësuesit, me mësuesit, nxënësit dhe prindërit e shkollave shqipe të këtyre komunave.

Presidenti Nishani vizitë historike në Luginën e Preshevës: Ju bëni krenar çdo shqiptar!

Ashtu siç ishte paralajmëruar  presidenti shqiptar në mesditë u gjet në mesin e shqiptarëve në sheshin “Skënderbe” në Bujanoc,  i cili i prit nga homologu i tij shqiptar Shaip Kamberi, kryetar i Bujanocit.

Presidenti Nishani në shoqërim me këshilltarin e tij të lartë Fleamur Gashin agjendën e tyre të vizitës njëditore në Luginën e  Preshevës e ka nisur nga takimi me nikoqirin Shaip Kamberi me të cilin ka biseduar për situatën aktuale politike dhe ekonomike në Bujanoc si dhe të drejtat e shqiptarëve në Luginë.

Në takim me presidentin shqiptar, pos Kamberit, mori pjesë edhe kryetari i KKSH-së Jonuz Musliu, kryetar i Kuvendit të Bujanocit , Fatmir Hasni deputet shqiptar në Parlamentin e Serbisë etj.

 

Mbi 300 gazetare shqipatre, serbe dhe botërore, bashke me 300 fora polciore me uniforem epauinfiorme dhe snajperistë po ndjekin  viziten e presidenti shqiptare 

Ashtu siq ishte paralajmëruar  presidenti shqiptar ne roen 12 u gjent në mesin e shqiptareve ne sheshin Skenderbe ne Bujanoc  i cili i prit nga homolgu i tij shqiptar Shaip Kmaberi, kryetar i Bujanocit.

Gjatë qëndrimit në komunat e Bujanocit dhe Preshevës, Kreu i Shtetit më pastaj do të zhvillojë takime të veçanta me drejtuesit të këtyre komunave, do të vizitojë shkollën fillore të fshatit Tërnoc, si dhe do të marrë pjesë në aktivitetet e posaçme kulturore të organizuara nga komunat për këtë ditë të shënuar për shqiptarët.

Do theksua se vizita  e presidentit shqiptare ne Bujanoc dhe Presheve ka zgjuar interesim të madhe vec nga popullatë edhe nga mediat shqiptare, serbe dhe ato botërore. Sipas agjencisë lajmeve “Presheva jonë” pos Agjencise Telegrafike Shqiptare ATSH, viziten po e ndjekin edhe mediat me te medha ne Serbi Tanjug, televizoni TRS si dhje mediat tjera vendore “Presheva Jonë” dhe disa nga Kosova. Mesohet poashtu se numi i gazetare eshte mbi 300 ish, po aq edhe police me uniforme dhe  pa uniforme, perfshirë këtu edhe snaperistë.

SHPËRNDAJE