polxhamiaKryetari i Gjykatës Themelore Hamdi Ibrahimi, deklaroi për mediet se tashmë ka nisur seanca dëgjimore për 40 të arrestuarit e djeshëm të cilit janë të dyshuar për vepra penale, organizim dhe pjesëmarrje në grupin terrorist ISIS.

Ibrahimi bëri të ditur se vendimi nuk do të jepet deri pasnesër, ndërsa njoftoi se brenda në gjykatë do të mund të marrin pjesë vetëm familjarët.

10 persona u sollën nga policia e Kosovës në gjykatën e improvizuar në kinemanë ‘ABC 2’, për fillimin e seancës së parë dëgjimore kundrejt akuzave për pjesëmarrje në luftimet në Siri e Irak, përkrahë organizatave të shpallura terroriste ISIS dhe Al-Nusra.

40 personat u arrestuan dje nga policia e Kosovës në sajë të një operacioni të zhvilluar në mbarë vendin.

/Shekulli Online/E.H./

SHPËRNDAJE