Pas shumë netësh e mbyllur në studio duke punuar, Nicole Scherzinger më në fund ka përfunduar albumin e saj të ri.

Këngëtarja ka qenë e shumë e zënë dhe gjatë gjithë kësaj kohe ka udhëtuar disa herë nga Los Angeles në New York dhe anasjelltas për të punuar me albumin dhe njëkohësisht me xhirimet e filmit “Men In Black 3”.

Single i saj, Killer Love, do të dalë në treg më 20 mars.

SHPËRNDAJE