Ngushllime të ngjajshme nga Lugina në adresë të familjes Reka dhe Qeverisë së Kosovës janë dërguar nga Riza Halimi (PVD) depuet, z.Jonuz Musliu (LPD) kryetar i Kuvendit Komunal të Bujanocit, Shaip Kamberi, kryetar i Komunës së Bujanocit,  Galip Beqiri  kryetar i Këshillit Kombëtar Shqiptar, Skender Destani, kryetar i BDL-së, Orhan Rexhepi nga LKSH etj..njofton agjencia informative “Presheva jonë”.

 

Preshevë, Bujanoc, Medvegjë, 13 shkurt/ AIK-Presheva Jonë

Rasti tragjedisë së familjes Reka në Restelicë ka prekur thellë edhe popullatën shqiptare nga Lugina e Preshevës, ku sot përfaqësuesuesit e  ketyre trevave kanë shprehur telegrame ngushllime familje Reka dhe Institucioneve të Republikës së Kosovës, njofton agjencia informative “Presheva jonë”.

“LPD, ndjejnë pikëllim dhe keqardhje tё madhe pёr kёtё rast fatal dhe i shpreh ngushёllime familjarëve tё viktimave, banorëve të Restelicës dhe Qeverisë së Kosovës… thuhet në telegramin ngushllues të z.Musliu, kryetar i Kuvendit Komunal të Bujanocit drejtuar sot familjes Reka dhe institucionev të RK në Prishtinë.  Sikur drejtuesit e LPD edhe PVD, KKSH, BDL ashtu edhe LKSH ftojnë institucionet e Kosovës të solidarizohen e të qëndrojnë të bashkuar në këto momente të vështira me banorët e Restelicës.

Tragjedia natyrore e familjes Reka, ka prekur edhe  popullatën e gjerë të Luginës të cilët këtë lajm të kobshëm e kanë pritur me hidhërim dhe pikëllim të madh dhe duam ta ndajmë bashkarisht me vëllezrit tanë…thuhet mes tjerash në telegramet e ngushllimeve nga përfaqësuesve e Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës drejtuar familjarëve të viktimave dhe Qeverisë së Kosovës.

 

SHPËRNDAJE