I pikëlluar nga lajmi për vdekjen e ish-kreut të Bashkësisë Islame të Kosovës, z. Rexhep Boja.

Boja kishte udhëhequr BIK-un në rrethana shumë të rënda për Kosovën, në vitet e përpjekjeve tona për lirinë e Atdheut, vite të rënda edhe për institucionet fetare.

Pas çlirimit ai u angazhua në edukim por edhe në diplomaci, ku përfaqësoi denjësisht Republikën e Kosovës si ambasador në Arabinë Saudite.

Me këtë rast ngushëlloj familjen Boja, Myftiun Tërnava, miqtë, familjarët, studentët dhe mbarë komunitetin mysliman.

Shpirti i tij u prehtë në Parajsë!

RH

SHPËRNDAJE