Kryetari i OVL UÇK-së tregon lajmin shqetësues se “koheve te fundit vdiqën 63 veteranë të luftës. Viktima ka pasur edhe nga radhes e vetarveve te luftes nga Lugina e Preshevës..”

Në një intervistë ekskluzive për gazetën “Bota sot”, kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës Hysni Gucati, ka folur edhe për Lujginene Preshves, ne vecani bashkepunimin me OVL e UCPM-bë

“Bota sot”: Gucati, si kryetarë i OVL për Kosovë, sa jeni në bashkëveprim me OVL e Preshevës, cilat janë pikat në të cilat keni bashkëpunim më të ngushtë, si dhe ku ngecim më shumë?

Hysni Gucati: Ne tashmë e kemi hap edhe degën e Veteranëve të Luftës atje në Preshevë, e kemi kryetarin tonë Nazmi Hajradinin, ajo është publike e din edhe shteti serb, ai është edhe kryetarë i degës për Preshevë si dhe anëtarë i Këshillit Drejtues të OVL të Kosovës.

Ne jemi në bashkëpunim të ngushtë me të gjithë veteranët e atjeshëm, kemi takime të rregullta mes veti. Kjo edhe do të ishte një arsye pse Presheva duhet ti bashkëngjitet Kosovës, që më kësi probleme të mos kemi me Serbinë.

Ne kemi bërë disa herë kërkesa për tu zgjidhë në mënyre institucionale dhe kolektive problemet me dokumentacion për ish-luftëtarët e UÇPMB-së, të cilët për shkak të presionit të shtetit Serb janë detyruar të vijnë e të jetojnë në Kosovë. Disa prej problemeve janë zgjidhur, por sigurisht se ka edhe shumë të tjerë. Kemi shumë kërkesa, po përpiqemi që t`i zgjidhim të gjithëve se bashku, shpresojmë që së shpejti ti zgjidhim për të gjithë.

Për fund, ju falënderoj për kohën që keni gjetur të na vizitoni dhe ju inkurajoj që asnjëherë të mos i shkëputni kontaktet me veteranët. /Kushtrim Maliqi

SHPËRNDAJE