Nga një sulm me bombë brenda një kishe në qytetin Tanta në Egjipt, janë vrarë 25 vetë dhe plagosur më tepër se 50 të tjerë, ka raportuar Televizioni shtetëror i Egjiptit.
Askush nuk e ka marrë përgjegjësinë e menjëhershmme për sulmin e sotëm.
Eksplodimi ka ndodhur derisa besimtarët e krishterë merrnin pjesë në një meshë lidhur me festën e Pashkëve, kanë raportuar mediat shtetërore.
Në Egjipt jeton një popullatë e krishterë, që përbënë 10 % të popullatës së tërësishme dhe ajo rregullisht është sulmuar nga ekstremistët islamikë.
Në muajin dhjetor të vitit të kaluar, një një sulm me bombë në katedralen më të madhe kopte në kryeqytetin, Kajro, janë vrarë së paku 25 vetë dhe plagosur 49 persona të tjerë.
Papa Françesk, i cili në fund të këtij muaji do ta vizitoj Egjiptin, e ka dënuar sulmin e sotëm vdekjeprurës dhe ka shprehur “ngushëllime të thella” për të gjithë egjiptianët dhe për liderin e Kishës Kopte.
Papa tha se e ka lutur Zotin “që t’i ndryshoj zemrat e atyre që përhapin terror, dhunë dhe vdekje, dhe po ashtu, zemrat e atyre që prodhojnë dhe trafikojnë armatim”.
Sheiku i madh, Ahmet al-Tayeb, lider islamik sunit, e ka dënuar sulmin, duke e cilësuar si “sulm i neveritshëm terrorist, që për cak i kishte jetët e personave të pafajshëm”.
Shkon në 21 numri i viktimave nga shpërthimi në Egjipt
Si pasojë e shpërthimit që ka ndodhur në kishën e Egjiptit raportohet se numri i të vrarëve ka arritur në 21 persona.
Zyrtarë shtetëror egjiptian kanë bërë të ditur po ashtu se edhe nr i personave të plagosur është në rritje dhe ende nuk është konfirmuar shifra e sakt në mbi 40.
13 të vdekur pas shpërthimit në një kishë në Egjipt
Si pasojë e një shpërthimi në një kishe në Egjipt, 13 persona raportohet se kanë humbur jetën.
Lajmin e kanë bërë të ditur mediat shtetërore egjiptiane.
Detaje të tjera publikoen së shpejti.