Nje mikrob që ushqehet me mishin e gjallë të njeriut, i shfaqur fillimisht në territoret e kontrolluara nga ISIS, po përhapet tashmë nëpër gjithë Lindjen e Mesme.
Leshmanoza e lëkurës është një sëmundje parazitare që çon në shpërfytyrim/dëmtim të rëndë të lëkurës, shpesh në fytyrën e njeriut dhe përhapet nëpërmjet mizave të infektuara të rërës, shkruan standard.al. Dyshohet se të prekur nga kjo sëmundje janë me mijëra persona, përfshirë refugjatët që ndodhen në Europën Jugore, që mund ta kenë ende në gjendje inkubatore.

Organizata humanitare kurde, Gjysmëhëna e Kuqe, deklaroi se kjo sëmundje është përhapur për shkak të kufomave të lëna nëpër rrugë nga luftëtarët e Shtetit Islamik, por tashmë mendohet se shkaku kryesor i përhapjes është mungesa e qendrave mjekësore në territoret e kontrolluara nga ISIS.

Dr Waleed Al – Salem, nga shkolla e Mjekësisë Tropikale në Liverpool tha se situata është shumë e rëndë. Sipas tij, kjo sëmundje po përhapet në mënyrë dramatike në Siri, por edhe në vende të tjera si Irak, Liban, Turqi, e madje edhe në Europën Jugore, për shkak të ardhjes së emigranteve.

 

Ka me mijëra raste në këtë rajon, por vijon të nënvlerësohet pasi askush nuk është në gjendje të përllogarisë numrin ekzakt të personave të prekur”, shkruan standard.al. Kur njerëzit pickohen nga miza e rërës, të cilat janë më të vogla se një mushkonjë, duhen 2 deri në 6 muaj që ky infeksion të shfaqet.

SHPËRNDAJE