Nga burime tzyrtare agjencia informative kombëtare “Preshve jonë” ka mësuar sot se nën organizimin e  BIS  sivjet shkojnë në haxh nga Serbia gjithsejt 180 haxhilerë. Ndërsa nga Sanxhaku (70), nga Lugina e Preshevës  mbi 120..

 

 

Preshevë, 5 tetor

 

Ëshë ofruar koha e haxhit për besimtarët muslimanë. Sikur vite më parë edhe sivjet tradicionalisht tri javë para Bajramit nisen haxhilerët. Gëzim i madh paydshim për ta dhe familjet  e tyre për ta vizituar tokën e shenjtë Qaben (Mekën).

 

“Sivjet nga Serbia, (kupto Sanxhaku dhe Lugina e Preshevës ) shkojnë gjithsejt 304 besimtarë të rinjë të fese muslimane, për ta kryer ket obligim ndaj Allahut (xh.h). pjesa dërmuese shkojnë nënorgamnzimin e BIS, por ka edhe haxhilere tjerë që shkojnë sipas programeve, organizmeve të tyre. Kryesore eshte që ata kanë gjetur vllnet dhe e kanë bërë nijet  të bëjnë këtë vepër të mrekullueshme, dhuratë kjo e zotit për ta..” ka deklrauar për agjencinë informative “Presheva jonë” Mr.Adem Zilkic, kryetar i BIS.

 

Po ashtu nga burimet  e ngjajshme mësojmë se nën organizimin e  BIS  sivjet shkojnë në haxh nga Serbia gjithsejt 180 haxhilerë. Ndërsa nga Sanxhaku (70), nga Lugina e Preshevës  mbi 120..Nisja bëhet më datën 9-10 të këtij muaji (nëntor) kurse kthimi më 7 nëntor. Nisen nga Beogradi, Prishtina e Novi-Pazari, por edhe nga Shkupi  për t’u bashkuar në Stamboll dhe vazhduar pastaj rrugtimin me qëllimin e përbashkët deri në Mekke në përgjgigje të obligimit.

 

Qeveria e Arabisë Saudite ka njoftuar se këtë vit në haxh do të vijnë 1.8 milion myslimanë nga e gjithë bota. Këtij numri do t’i bashkohen 700 mijë haxhinj nga Arabia Saudite, që do të thotë se haxhin do ta kryejnë gjithsej 2.5 milion personash. Sipas të dhënave të agjencisë Anadolia, këtë vit në haxh nga Ballkani do të udhëtojnë 3.700 persona. Nga Bosnja e Hercegovina, Kroacia, Serbia, Mali i Zi, Maqedonia, Kosova dhe Shqipëria.

 

Sa i përket haxhilerëve nga  Lugina e Pershevës sikur vite më parë edhe sivjet ata shkojnë për t mos thënë të ndarë, shkojnë të paorganizuar, secili  vetë, në menyrë vullnetar, në grupe të ndyrshme, kush nga Prishtina e kush nga Beogradi e Shkupi…kush si gjenë, më mirë e më lirë, pra me aeroplan apo autobus, ku organizatorët  këtë punë e bëjnë pak për aihret e pak për biznis…Sidoqoftë  haxhilerët edhe pse nisen (sikur politikajt) të ndarë, ështe një vend që i bashkon ata, e ai vend quhet me emrin Meka (Qabe) me shpresë që të kthehen  shëndosh e mirë, të bashkuar dhe jo ashtu siq nisen, Inshallah..!

SHPËRNDAJE