Bashkimi Europian, ka propozuar hapjen graduale të shteteve,  e cila do të kalojë në tre faza.
Faza e parë ka filluar tre ditë më parë më 14 prill me hapjen e bibliotekave dhe kioskave. Sipas planit do të vazhdohet më 18 prill me rihapjen e ndërmarrjeve bujqësore dhe atyre industriale.
Duke nisur prej 4 maj do të rinisë edhe lëvizja e njerëzve, por gjithmonë do të duhet të mbajnë maskë dhe të respktojnë distancën prej më shumë se 1.5 m. Po në këtë datë është propozuar hapja e dyqaneve, të tillë si: dyqanet e mëdha të tekstileve, mobiljeve dhe veshjeve por jo qendrat tregtare.
Më 11 maj është propozuar që të hapen gjykatat dhe zyrat profesionale. Ndërkohë më 18 maj është menduar të hapen baret, restorantet dhe aktivitetet e tjera të hotelerisë, me një kushtë që të respketohet distanca dhe të gjitha rregullat e tjera të sigursë.

Më 25 maj mund të rifillojnë punën parukierë dhe berberë, por me maskë dhe me një klient të vetëm.

Më 31 maj do të rifillojnë kampionatet e futbollit dhe sporteve të tjera kolektive, ndërsa më 8 qershor rihapen qendrat sportive, vetëm për sporte individuale.

Në shtator të këtij viti shkollat e mesme do të rihapen me turne dhe me mësime në internet. Ende nuk është vendosur për çerdhet dhe shkollat fillore. Në Dhjetor parashikohet hapja e kinemave dhe teatrove.

Në mars 2021 do të hapen diskot dhe stadiumet, ndërsa më 31 mars të vitit të ardhshëm parashikohet rihapja e kufijve dhe perfundimi i të gjitha kufizimeve të deritanishme.

Sipas BE, ky propozim mund të ndryshojë në varësi të situatës në të cilën do të gjenden shtetet si pasojë e Covid-19. Nëse situata përkeqësohet, parashikohen të tjera plane, nëse ajo shkon drejt stabilzimit, po ashtu ky plan do të ndryshojë.

SHPËRNDAJE