Në një bisedë për “Presheva Jonë”, ushtruesi i detyrës së të parit të Komunës së Besianës, z. Nexhmi Rudari i cili njëherit është edhe kandidat potencial për të parin e kësaj komune në zgjedhjet e ditës së diel, ka folur për punët e deritanishme në Besianë gjatë gjithë kësaj kohe të udhëhequr nga LDK, por edhe për prioritetet tij si kryetar i ardhshëm, nëse fiton besimin e qytetarëve të dielën e ardhshme.

Rudari ka komentuar edhe mungesën e autostradës Besianë-Prishtinë, magjistrale kjo më e ngarkuara në Republikën e Kosovës, për të cilën ka thënë se ka mbetur pa u realizuar për shkak se pushteti qëndror nuk e ka konsideruar asnjëherë prioritet, ani pse disa herë, me qeverinë e Republikës së Kosovës ka udhëhequr LDK, pikërishtë subjekti i z. Rudari. Ai ka premtuar se autostrada do të realizohet së shpejti.

“Presheva Jonë”: z. Rudari, të dielën që po vjen pritet që qytetarët e Besianës të dalin në zgjedhj për të parin e qytetit të tyre. Pse mendoni se ata do të vazhdojnë të përkrahin LDK-në dhe juve si kandidat i saj? A besoni se LDK ka udhëhequr mirë gjatë gjithë këtyr vitev në Besianë?
Nexhmi Rudari: Qytetarët Besianës janë në dijeni të punëve të mira që janë kryer në këtë mandat dhe janë bashkëpjesmarrës në hartimin e buxhetit edhe për vitin që po vjen, kështu që nuk e kanë dilemën se kush duhet të vazhdojë të qeverisë me Besianën . LDK ka udhëhequr mirë me Besianën dhe sigurishtë se do të vazhdojë të udhëheq edhe në të ardhmen për aq kohë sa qeverisë për qytetarët dhe bashkë me qytetarët.

“Presheva Jonë”: Kë e konsideroin kundërshtarë më serioz në garën e ditës së diel, PDK-në e z. Fetahu, apo Vetvendosjen e z. Shpejtim Bulliqit, ish bashkëpartiakut tuaj?
Nexhmi Rudari: Asnjërin kandidat nuk e konsideroj kundërshtarë serioz, për faktin se qytetarët na njohin të treve dhe e sin se kush punon në të mirë të tyre. Ata janë turist në Besianë sepse nuk jetojnë këtu dhe këtu vijnë vetëm në kohë fushate.

“Presheva Jone”: z. Kryetar, peërveq që ka udhëhequr me Besianën kaq gjatë, LDK disa herë ka udhëhequr edhe me pushtetin qendror, njejtë sikurse edhe sot. A mendon se keni mundur të bëni më shumë për qytarët tuaj? Shembull një shqetësim i madhë i qytetarëve është mungesa e autostradës Besianë-Prishtinë, pse nuk është realizuar deri sot?
Nexhmi Rudari: Sigurisht që ka mundur të bëhet më shumë. Autostrada Prishtinë-Besianë është dashtë të jetë kaherë e përfunduar, megjithëatë, qeveritë e kaluara nuk e kanë konsideruar prioritet këtë pjesë të vendit, pa përfunduar kjo autostradë, kanë filluara autostradat tjeera dhe kanë planifikuar autostrada edhe rajonale si ajo e Dukagjinit.

“Presheva Jonë”: A po prisni të fitoni bindshëm, apo do të ketë balotazh? A prisni mbështetje nga ndonjë subjekt tjetër nëse shkohet në balotazh?
Nexhmi Rudari: Duke nisur nga punët e mira që kemi bërë në këtë mandat dhe fakti që ky është mandat i LDK-së i fituar njëherë me vota, por edhe nga përkushtimi im dhe ekipit tim, jam i bindur se do të dalim fitues si cdo herë, pa pasur nevoj për balotazh.

“Presheva Jonë”: Cilat do të ishin prioritetet tuaja për mandatin e ri nëse fitoni?
Nexhmi Rudani: Mandati nuk është i ri, është vazhdim i mandatit të fituar, është për një vit zotimi im se do të vazhdoj të punoj me përkushtim në interes të gjithë qytetarëve. Do të vazhdojmë të qeverisim mirë edhe në mënyrë më efikase, pa skandale dhe pa asnjë rast korrupsioni të dëshmuar në ndonjë proces gjyqsorë.

SHPËRNDAJE