New York, 16 dhjetor -Komuniteti shqiptar ne Amerike eshte duke u mobilizuar te organizoj nje proteste te madhe para OKB-së, kane njoftuar perfaqesues te organizatave dhe shoqatave shqiptare qe veprojne në SHBA, njfoton agjencia e lajemeve “Presheva Jonë”

Siq mesohet protesta do te zhvllohet para selise se Komebeve te Bashkuar ne New York mu ne diten kur KS i OKB me kërkesen e Serbiuse dhe Rusisë se do te dabaton rreth ushtrise se Kosoves, tri dite pas themelmit te saj.

Ne kete proteste te madhe te komunitetit shqiptar ne SHBA ku pritet te merr pjese edhe ambasadorja Vlora Citaku do kerkohet nga OKB te ndëshkohen Serbia për gjenocidin serbe dhe 20 mije femra te dhunuara ne Kosovë.

Krijimi i Ushtrisë së Kosovës ka sjellë reagimin e Serbisë dhe Rusisë në OKB.
Moska dhe Beogradi këmbëngulin për ta mbajtur të hapur mbledhjen, ndërsa një grup vendesh perëndimore duan që ajo të mbahet me dyer të mbyllura. Kryesuesi i radhës, që është Bregu i Fildishtë, vijon të negociojë me palët.

Formimi i Ushtrise se Kosovës me 14 dhjetor ka shqetesuar Serbinë dhe jo vetem ate, por edhe aleaten e saj te ngusht Rusinë. Kjo e fundit ka dalur me nje deklarate zyrtare nga MPJ se “Plani i Prishtinës për formimin e ushtrisë paraqet shkelje të Rezolutës së Këshillit të Sigurisë së Kombeve të Bashkuara dhe është një tjetër hap destabilizues dhe provokues pas vendimit për vendosje të taksës ndaj mallrave të importuara nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina”

SHPËRNDAJE