New York UN, 24 shtator -Nesër në Kombet e Bashkuara fillojnë punimet e Sesiopnit te 73-te te OKB-së te Asamblesë së Përgjithshme me liderët botërorë në Nju Jork. 193 Shtetet Anëtare të OKB-së janë të përfaqësuara, duke e bërë atë të vetmin organizëm të OKB-së me përfaqësim universal. Në Asamblene e Pergjtishme do te mbahet debati i përgjithshëm, ku përfaqësuesit e të gjitha vendeve mbajnë fjalime. Zyrtret e OKB-së kane njoftuar agjencine e lajmeve “Presheva jonë” se ne kete samit boteror po merr pjese edhe Shqiperia ne krye me presidentin Ilir Meta.

Asambleja e Përgjithshme te cilen sivjet e udheheq Ekuadori, rrespektivsht znj. María Fernanda Espinosa Garcés shewf e deilpm,acise s ekeitj vendi, është organi kryesor vendimmarrës, vendimmarrës dhe përfaqësues i Kombeve të Bashkuara.

Më 5 qershor 2018, Asambleja e Përgjithshme e OKB-së të zgjedhur znj María Fernanda Espinosa Garces, ministrin e Jashtëm të Ekuadorit, si kryetar i sesionit të saj 73. Znj. Espinosa Garcés bëhet kështu gruaja e katërt e zgjedhur në këtë post që nga themelimi i Kombeve të Bashkuara 73 vjet më parë.

Debati i përgjithshëm vjetor i Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara është një mundësi për krerët e shteteve dhe qeverive që të takohen në selinë e Kombeve të Bashkuara për të diskutuar çështjet globale.

Por, në sallë nuk zhvillohet një debat në kuptimin e vërtetë të fjalës. Thjesht, vendet e ndryshme e marrin fjalën njëri pas tjetrit dhe flasin për çështjet më të rëndësishme për qeveritë përkatëse. Sipas traditës, Brazili është vendi i parë që merr fjalën në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara. Kjo traditë ka filluar në vitin 1947.

Sipas Kombeve të Bashkuara, në vitet e para të formimit të organizatës, askush nuk donte të ishte i pari të fliste dhe Brazili, vullnetarisht, merrte fjalën i pari. Vendi mikpritës, Shtetet e Bashkuara, flasin gjithmonë të dytët, pas Brazilit. Presidenti Donald Trump pritet të flasë këtë vit të martën në mëngjes. Ai vazhdimisht e ka kritikuar organizatën botërore, duke thënë se Shtetet e Bashkuara, që paguajnë 22% të buxhetit të OKB-së prej 5,4 miliardë dollarësh, mbajnë peshën më të madhe.

Gjatë ditëve të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, udhëheqësit botërorë ndjekin edhe takime për çështje të ndryshme. Me këtë rast, ata zhvillojnë edhe diskutime private.

SHPËRNDAJE