"Nëse Pogba kushton 100 milionë, Aubameyang kushton 150"Lothar Matthaus ka dhënë një deklaratë interesante për mesfushorin e Man United, Paul Pogba, i cili gjatë verës kishte kompletuar transferimin rekord te Man United për 105 milionë euro

Aubameyang gjithashtu ishte subjekt i interesimit të Manchester Cityt dhe Real Madridit, por në fund mbeti në Gjermani, transmeton Sportali.net.

Dhe Matthaus, fitues i Kupës së Botës së vitit 1990, beson se sulmuesi gabonez duhet të jetë lojtari më i shtrenjtë në botë nëse largohet nga Dortmundi.

“Nëse një lojtar si Pogfba kushton 105 milionë euro. BVB duhet të fitojë 150 milion për Aubameyang,” tha ai.

Sulmuesi ka shënuar 20 gola në 22 ndeshje për Dortmundin, derisa Pogba ka shënuar vetëm 3 gola në 27 paraqitje për United.

SHPËRNDAJE