Bujanoc, 21 dhjetor – Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës Safet Gërdxhaliu dhe ai
Dhomës
Serbe të Tregtisë Marko Cadezh sot kane qendruar në Bujanoc ne nje tubim me përfaqësues të qeverive lokale ne Bujanocit dhe Preshevës  si dhe me perfaqesues të mëse 40 biznesmenëve nga Lugina e Preshevë, njofton agjencia e lajmeve “Presheva Jonë”

Mysafirët nga Prishtina dhe dhe Beogrdai jane pritur nga kryeraret Shaip Kamberi dhe Shqiperim Arifi me te cilet biseduan për per krizën ekonomike ne Luginen e Preshevës, rajon ky me i pazhvilluar ne Serbi dhe Evropë.

Gërgjlaiu dhe Cedezh me Kamberin dhe Arifin kane biseduar për zhvillimin ekonomik në Luginen e Preshevës,  dhe mundesit për investime ne bzneset ne Lugine per avancimin e zhvillimet ekonomik dhe te biznesit

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës Safet Gërdxhaliu, i cili po kryeson një delegacionin prej 11 kompanive, përfaqësuesit e të cilëve do të shkëmbejnë informacion mbi mundësinë e bashkëpunimit me firmat e Bujanocit dhe Preshevës.

Kryetari i komunës së Bujanocit, Shaip Kamberi nikoqir i këtij takimi  theksoi se komunat Bujanoc dhe Preshevë mbeten të varfura dhe të pazhvilluara. Sipa sitj “të gjitha iniciativat që ndërmerren nga bizneset e ndryshme dhe nevojitet ndihma e komunës ne do t’i mbështesim sa here jane te interesuar.”

Kryetari i Odes Ekonomike të Kosovës z. Safet Gërxhaliu per “Presheva Jonë” ka  theksuar se “bashkëpunimi ekonomik është i rëndësisë së veçantë me të gjitha shtetet fiqnje në veçanti me Serbinë, kur ketu kemi nje numer te madhe te shqiptareve te perqëndruar kryesisht ne Luginen e Preshevës me te cilet kemi bashkepunim te mire ekonomike dhe biznesde.Ne e kemi një problem të përbashkët e ky është papunësia dhe mendojë se është një fillim i mbarë që ky rajon përmes ekonomisë mundë të arrijë perspektivë të zhvillimit të përbashkët”

Kurse Shqiprim Arifi duike folur  per perpejkejt e zhvillimit ekonomik ne Lugina, tha se  Presheva eshte ne rruge te mbare te zhvillimit dhe bizneseve duek eprmendur ketu hapjen e fabrikës së këpucëve “Solid” nga Kosova në Preshevë që do të punësoje fillimisht afro 70 te papunë.

Sipas folesve tjere sot ne Bujanoc, rajoni i Lugines se Preshevës nje  mjedis i banuar me  kryeisht me shqiptare mbete mjesisi me i pazhivlluar cka ka bere raonin te  paperspektiveduek  provokuar eksodin bashke me politikat diskriminuese serbe.

Një temë e rëndësishme ishte heqja e barrierave për bizneset e suksesshme dhe sipërmarrësit, dhe rrjeteve me kompanitë nga rajoni.

SHPËRNDAJE