Presidenti Agim Ademi ka qëndruar sot për vizitë në Komunën e Istogut, ku është pritur nga kryetari i kësaj komune, Ilir Ferati.

Me këtë rast është bërë nënshkrimi i Memorandumit të Bashkëpunimit ndërmjet FFK-së, Komunës dhe KF Istogu. Pjesë e këtij memorandumi do të jetë edhe ndërtimi i fushës stërvitore, që do t’i shërbejë të gjitha klubeve dhe shkollave të futbollit të kësaj komune, por që do të jetë nën menaxhimin e KF Istogu.

Presidenti Ademi shprehu mirënjohjen e tij për kryetarin Ferati për bashkëpunim të ngushtë dhe për gatishmërinë për ta ndihmuar KF Istogu, por edhe zhvillimin e futbollit në përgjithësi.

Në anën tjetër, edhe kryetari i komunës së Istogut e falënderoi presidentin Ademi dhe FFK-në që po u qëndron afër klubeve dhe po kujdeset për krijimin e kushteve sa më të mira për zhvillimin e aktiviteteve të tyre.

SHPËRNDAJE