Kryetari i Komunes se Podujeves, z. Shpejtim Bulliqi sot ka dorezuar deklataten per kandidaturen e tij per ti prire Levizjes Vetvendosje ne qytetin e Podujeves.
Pas parasysh se z. Bulliqi ishte figura me e fuqishme qe mund ti bente balle LDK-se ne Llap, Levizja Vetvendosje e pati nxjerr ate si kandidat per kryetar komune e per cka nuk u zhgenjyen, kjo pasi qe Podujeva (Besiana) doli te ishte nder te paktat komuna qe Levizja mandatohet per ti qeverisur.
E nese i kemi parasyshe keto fakte, duket e qarte se z. Bulliqi tashme eshte zgjedhja e duhur per LVV ne Podujeve.
Ky eshte postimi i z. Bulliqi:
Sapo kam dorëzuar deklaratën e kandidaturës për Kryetar të Qendrës së Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Besianë, ashtu siç e parasheh statuti dhe rregullorja e LVV-së.
Si Koordinator i Qendrës për këta 4 muaj jam angazhuar maksimalisht që struktura organizative e Qendrës së LVV të shtrihet ane kënd Podujevës, me synimin që para sfidave të ardhshme si subjekt politik të jemi më të fortë, më të organizuar dhe më të strukturuar.
Sot kur nënshkruva deklaratën e kandidaturës për Kryetar të Qendrës jam shumë i vetëdijshëm për sfidat që kemi para vetës, për fjalën që iu kemi dhënë qytetarëve dhe për zotimet që duhet t’i përmbushim.
Duke e njohur punën dhe kontributin e gjatë të shumë aktivistëve dhe anëtarëve të Lëvizjes, duke besuar në vlerat social-demokrate dhe parimet e barazisë, si dhe duke e vlerësuar angazhimin e kontributin e secilit qytetar për Lëvizjen në secilën etapë kohore.
Duke besuar në vlerat që posedon Lëvizja VETËVENDOSJE! si subjekti më demokratik në vend dhe për parimet mbi të cilat qëndron ajo, e shpalla kandidaturën time me qëllimin e vetëm t’i avancojmë këto vlera e t’i shtyjmë përpara projektet me interes të gjithmbarshëm shoqëror.
Me respekt,
Shpejtim Bulliqi